Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bllokohet nga ngricat Qafa e Llogarasë, kalimi vetëm me zinxhirë
English

Bllokohet nga ngricat Qafa e Llogarasë, kalimi vetëm me zinxhirë

Vlorë, 20 dhjetor 2011, NOA - Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës dhe ngricave të krijuara në rrugë dhjetra automjete kanë mbetur të bllokuara mëngjesin e sotëm në Qafën e Llogarasë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Punonjës së Drejtorisë Rajonale të Rrugëve kanë nisur hedhjen e skorjeve përgjatë aksit nacional, ndërsa patrulla të policisë rrugore këshillojnë qytetarët të mos lëvizin pa zinxhirë.

Vështirësitë në qarkullim kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme, por situata është rënduar së tepërmi mëngjesin e sotëm, kur dhjetra automjete, mes të cilëve dhe autobusë të linjës Vlorë-Sarandë kanë mbetur të bllokuar.

Mësohet se trashësia e dëborës nuk i ka kaluar 2-3 cm, por për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të ulëta, në pjesë të ndryshme të këtij aksi nacional janë krijuar ngrica, që e kanë bërë të pamundur kalimin e automjeteve.

Qafa e Llogarasë ka një një lartësi 1290 metra mbi nivelin e detit dhe për këtë arsye përballet shpesh gjatë dimrit me ngrica dhe ulje të temperaturave.

Agjencia e lajmeve NOA raporton se reshjet e dëborës kanë prekur edhe zonën e komunave përreth, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin e banorëve me ushqime.

mit/NOA

KOMENTE