English

Shëndeti, informacioni i parë në internet

Romë, 20 Dhjetor 2011, NOA - Informacioni në internet, në veçanti ai interaktiv i quajtur dhe 2.0, është i destinuar të bëhet burimi i parë informativ dhe në fushën mjekësore.

Në shumë vende të botës diçka e tillë është afirmuar, ku janë të shumtë mjekët që nëpërmjet rrjeteve sociale shkëmbejnë informacione të nevojshme mbi raste klinike kundrejt një komuniteti njerëzish.

Diçka e tillë, siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, pohohet nga vetë Eugenio Santoro i Laboratorit të Informatikës Mjekësore në Institutin Mario Negri në Itali, në librin Web 2.0 dhe në “social media” në mjekësi.

r.b/NOA

KOMENTE