Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Václav Havel, bohemi që edhe në politikë donte estetikë
English

Václav Havel, bohemi që edhe në politikë donte estetikë

Para gati dhjetë vitesh në Paris, në një promovim libri, Václav Havel dukej paksa i lodhur. Përkthyesi i tij i jipte flomasterët për dedikasë : jeshilin për parafim, të kuqin për vizatim të një zemre poshtë nënshkrimit. Interesant, edhe disident edhe president, Václav Haveli gjithmonë ka nënshkruar me zemër. Ai nuk është më ndër të gjallët. Është padyshim figura tepër e ndritshme e historisë më të re të Evropës.

Nga Salih Kabashi

Kjo vjeshtë e ftohtë, me pak diell e me shumë mjegull, fshehtas, befasisht e pabesisht na la pa një njeri të përmasave planetare. Ka vdekur Václav Haveli.

Trupvogli Václav Haveli ishte njeri i madh. Edhe për së gjalli sa herë është përmendur emri i tij, apo sa herë në leximet e mia kam ndeshë emrin Václav Havel, ishin dy gjëra që i mbaja mend dhe ato më detyronin atëherë e më obligojnë sot dhe këtu që ta kujtoj dhe të dëshiroj që edhe shqiptarët të mos e harrojnë kurrë:

E para, në kohën e masakrave, kërdive dhe zbrazjes së Kosovës, më 1999, që po i bënin ushtria, paramilitarët dhe milicia e Serbisë, ai pat deklaruar, sigurisht duke bashkëndjerë dhimbjen për kasaphanën millosheviqiane:

Edhe unë jam kosovar!

E dyta, vetë intervenimin e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë e Serbi Václav Haveli e pat quajtur bombardimin e parë humanitar në botë. Si të mos përulemi me nderim për këtë njeri të madh të luftës për liri, për të drejta njerëzore e demokratike. Si të mos i bëjmë homage kësaj figure markante intelektuale e politike që i qëndroi aq pranë vendit e popullit tonë në momentet më të rrezikshme të historisë së tij.

Biografët e tij e kanë quajtur një ish-president postmodern në historinë evropiane. Ai njihej si një burrë shëndetlig, shumë prestigjioz e karizmatik.

Václav Havel u martua dy herë. Olga ishte gruaja e tij e parë. Atë e kishte njohur në kohën kur ai punonte si mekanik në Teatrin e Pragës. Ajo ishte aktore. Vdiq para disa vitesh. Emri i saj është i njohur edhe nga titulli i librit « Letra Ollgës”, që Havel e kishte shkruar gjatë qëndrimit në burg. Presidenti i famshëm çek u martua edhe një here tjetër. Kësaj radhe me një aktore bulevardi, rrafsh 20 vjet më e re se ai. Dacha ia thonin emrin. Pas përfundimit të mandatit presidencial, bashkë me nusen e re ai bleu një kala në Portugali, atje qëndroi disa vjet dhe në fund, pasi nuk gjeti qetësinë e kërkuar, shiti pronën e tij dhe u kthye në një fermë të restauruar në afërsi të kryeqytetit në Hradecek. Aniqë ai e donte vetminë, prapëseprapë atij në Portugali i kishin munguar njerëzit, ndërkohë që çuditërisht deklaronte se jeta e tij ishte një kërkim i pandërprerë i vetmisë, në të njëjtën kohë ai thoshte se nuk ndalej në bashkimin rreth vetes të njerëzve.

Më 2005 pat shkuar për një qëndrim disamujor në SHBA. Atje, ai proamerikan i zjarrtë nisi të mos i dojë amerikanët si më pare për një arsye poashtu të çuditshme: ata përdornin së tepërmi çamçakizët, veçmas femrat amerikane. Kjo e pengote shkrimtarin e politikanin e madh.

Zëri i Havelit ishte i rëndë, monokord siç thonë dhe tregonte se atë e kishte dëmtuar vetë si duhanxhi i tmerrshëm. Kjo zatën edhe i shaktoi kancer. Me operacion atij i paten heque një të tretën e mushkërive.

Haveli ishte presidenti i pare çek dhe i fundit çekosllovak. Vdiq 78 vjeçar. Sëmundja e tij ishte e rëndë dhe e gjatë. Vdiq në gjumë duke pasur pranë shoqen e tij Dacha (Dasa Veskrnova). Si prijës i Forumit qytetar ai priu atë quhet revolucion i kadifenjtë që më 17 nëntor 1989 filloi rrënimin e regjimit komunist.

Václav Havel ka lindë më 5 tetor 1936 në Pragë në një familje të njohur. Si bir borgjezi ati i ishte ndaluar shkollimi në shkollät e mesme e fakultetet e dëshiruara. Më 1948, pas vendosjes së regjimit komunist në Çekosllovaki ai mund të shkonte vetëm në shkolla nate. Si i ri shkroi drama në frymëm e teatrit të absurdit, në teatër kaloi rrugën nga punëtori ndihmës deri te dramaturgu. Si kryetar i Klubit të shkrimtarëve të pavarur ai luajti një rol të rëndësishëm në Pranveren e Pragës 1968, cila u shua me gjak nga ndërhyrja sovjetike. Ai pastaj u bë i njohur si disidenti më i dalluar. Duke qenë se ia ndaluan marrjen me letërsi ai u detyrua të punonte në një birrari, esetë e dramat e tij i botoi vetë dhe ilegalisht.

Në vendin e tij i mohuar, Václav Haveli u bë shumë popullor në botën e jashtme, atje ku u luajtën veprat e tij, ku u botuan dhe u lexuan. Më 1977 bashkë me 100 intelektualë çekë e sllovakë mori pjesë në krijimin e Kartës 77, peticion që kërkonte nga autoritetet që qytetarët të gëzojnë të drejtat e tyre themelore. Për këtë arsye një vit më vonë u arrestua dhe u dënua me 4 vjet e gjysmë burg. Më 1989 u riburgos për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat e janarit në kujtim të djegies së studentit Jan Palach 20 vjet më parë.

arakteristika kryesore e Václav Havelit si politikan që ishte trade mark i Çekoosllovakisë në botë, pos si luftëtar dhe simbol lufte për liri e demokraci, ishte besimi në atë që rrallëkush beson e don të besojë, pra se politika mundet e duhet të bazohet në ndershmëri e në moral.

Václav Haveli ka qenë ndër të rrallët që kishte kuptuar fare mirë se çfarë po ngjante viteve ’90 në ish-Jugosllavi. Prandaj edhe nuk ngurroi asnjëherë që të dallonte agresorin dhe viktimat e tij. Kështu ai mbështeti Kroacinë e Bosnjen e Hercegovinën. Ai kishte mbrojtur poashtu edhe legjitimitetin e operacionit çlirimtar kroat të njohur si « Oluja ». Për ndryshim nga Václav Klaus, Havel më 1999 mbështeti intervenimin e NATO-s kundër Serbisë. Serbët e kanë parë me shumë inat duke pretenduar se Beogradi e Serbët kishin mbështetur Çekosllovakinë nga 1968 deri më 1989. Por, Havel nuk ka pranuar identifikimin e Jugosllavisë me Serbinë, gjë që shumë çekëve u ka ndodhë bukur shpesh.

Ka pasë thënë : “ Çekët i thonë Jugosllavi bregdetit dalmat, ku ata kalojnë pushimet. Po kky bregdet nuk është Jugosllavi, është Kroaci, e ajo ka kohë që është shtet i pavarur. Do të doja të theksoj se Millosheviqi ka bombarduar Dubrovnikun e Splitin, monumentet e bukura e pokështu për ne të dashura kulturore… Gjithë këto duhet të kujtohen kur dikush thotë se Jugosllavia na paska mbrojtë më 1968. Jugosllavinë që na ka mbrojtë askohe e kanë përbërë edhe shqiptarët e Kosovës, kroatët, sllovenët e maqedonasit. Prandaj thënia se vetëm me Beogradin jemi miq të vjetër është një demagogji e pastër…”

Për Millosheviqin thoshte se udhëheq popullin e tij sikur bagëtinë. Ai nuk i takon asnjë qarku civilizues. Ai s’ka lidhje me demokracinë. Në Evropën moderne është thjeshtë një dikush që qëndron jashtë hapësirës dhe jashtë kohës…

Václav Haveli ishte para së gjithash një evropian i madh. Ai ishte tërësisht i përkushtuar për lirinë e për demokracinë. Liria në Çeki pa Havelin do të ishte e paimagjinueshme. Tash pa Havelin krejt Evropa do të jetë më e varfër. Këto i tha Hans Dietrich Genscher me të marrë lajmin për vdekjen e tij. Shefi i dikurshëm i diplomacisë evropiane tha se Václav Haveli ishte ngritur në mbrojtje të të gjithë njerëzve e të gjithë popujve të shtypur. Ishte ngritur përmes fjalëve të tij. Çekët janë shumë mirënjohës dhe krenar për birin e tyre që ishte “shpirti i revolucionit”. Fjalët e tij nxitën zgjimin demokratik jo vetëm në Çekosllovaki. Pa ato fjalë të fuqishme nuk do të kishte liri për miliona njerëz që jetonin në diktatura komuniste.

Lufta dhe revolucioni i Václav Havelit ishin jo vetëm për një Çekosllovaki e Çeki të lire, por edhe për një Evropë të lire. Václav Haveli ishte fan i rockut, siç ishte edhe një burrë besnik dhe mirënjohës. Ai, si rrallëkush, edhe në politikë kërkonte estetikën. Ky evropian i madh ishte një kritik i ashpër i “provincializmit çek”, atij “mentaliteti të vockël e meskin” që zhvillohet nën formën e një antieuropianizmi, sipas të cilit Bashkimi Evropian do të rrezikojë identitetin nacional çek. “Jemi ne dhe vetëm ne ata që mund të privojmë veten nga identiteti ynë, përmes degradimit të gjuhës që përdorim, përmes arkitekturës së mjerë që ne vetë lejojmë të realizohet, përmes mungesës së respektit për pejsazhin tonë kulturor, për monumentet tona, (…) përmes ndërtimeve të reja monstruoze për konsum…, kësodore ne shndrrohemi në një vend të mondializuar në mënyrën më banale të mundshme.”

Vdekja e Václav Havelit ka shkatuar emocione unanime në mbarë Evropën. Në jetën e tij ai ishte laborant, ndihmës punëtori në skenë, disident, i burgosur politik, dramaturg dhe president. Mbi të gjitha ai do të vlerësohet si hero i Revolucionit të fildishtë të 1989-ës, i cili pas dyzetë vitesh diktaturë komuniste dhe okupimi të jashtëm, Çekosllovakinë do ta çojë drejt lirisë dhe demokracisë, njëherit duke u bërë një shembull dhe shtysë e fuqishme për shkërmoqjen e diktaturave në të gjitha vendet e Evropës Lindore dhe më gjerë.

Václav Havel në 9 data :

5 tetor 1936 . lindja në Pragë

1968 – Pas shkatërrimit të Pranverës së Pragës ndalohen veprat e tij ;

1977 : Themelues i «Kartës 77» për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ;

29 dhjetor 1989 – bëhet kryetar i Çekosllovakisë, pas Revolucionit të Kadifenjtë ;

Janar 1996 – Vdekja e gruas së tij, Olga ;

Janar 1997 : Rimartohet me aktoren Dasa Veskrnova ;

2 shkurt 2003 – Pensionohet ;

Prill 2007: Botimi i librit « Thënë të vërtetën » (libër i paspushtetit) ;

18 Dhjetor 2011 – Në moshën 75 vjeçare vdes në Hradecek të Bohemisë Veriore.

NOA

KOMENTE