Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, vetëvritet 38 vjeçari me çiften e babait
English

Vlorë, vetëvritet 38 vjeçari me çiften e babait

Vlorë, 20 dhjetor 2011, NOA- Një 38 vjeçar nga fshati Poro në Vlorë, është dërguar ditën e sotme në gjendje të rëndë shëndetësore në ambientet e spitalit.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, Agron Prifti u dërgua në spital pas disa plagëve të shkaktuara nga armë zjarri në pjesën e gjoksit.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se në mëngjesin e sotëm Prifti ka qenë në dhomën e gjumit të banesës së vet, ku dhe ka qëlluar mbi veten e tij me një armë zjarri, e cila rezulton me leje në emër babait të viktimës.

Gjithsesi me gjithë ndërhyrjen e familjarëve të cilët e kanë transportuar me urgjencë për në spital, si pasojë e plagës së marrë 38 vjeçari ndërroi jetë në sallën e operacionit rreth mesditës së sotme. Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu teke si dhe një copë letër me mbishkrime të cilat dyshohet që ti ketë lëne viktima.

Nga ana e uniformave blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të arsyeve që çuan në vetëflijimin e 38 vjeçarit.

a.y/NOA

KOMENTE