Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tim Judah: Emri i Maqedonisë nuk do të zgjidhet me vite
English

Tim Judah: Emri i Maqedonisë nuk do të zgjidhet me vite

Shkup, 21 dhjetor 2011, NOA Eksperti britanik për Ballkanin, Tim Judah nuk është optimist lidhur me gjetjen e një zgjidhje të shpejt për kontestin e emrit të Maqedonisë.

Gazetari i revistës së mirënjohur “Economist” në një bisedë me gazetën “Utrinski” ka theksuar se gjasat janë minimale që Athina dhe Shkupi të gjejnë zgjidhje për kontestin e emrit, duke pasur parasysh krizën momentale të BE-së dhe krizën ekonomikeGreqi.

“Vlerësoj se pas kësaj krize ekonomike që po ballafaqohet Greqia, dritarja për mundësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit për fat të keq do të jetë e mbyllur me vite. Grekët nuk janë në pozicion për të negociuar për asgjë. Në krye të Qeverisë ka një teknokrat, i cili nuk ndjehet i akomoduar për tu ballafaquar me kontestin e emrit dhe ai atje nuk është i caktuar për tu marrë me këtë çështje”, theksoi Xhuda, duke shtuar se ky problem gjatë kohë ka lodhur edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas tij, Greqia gjendet në gjendje të rëndë ashtu që as edhe në të ardhmen e afërt nuk është në gjendje që të negocioj rreth kontestit të emrit.

Xhuda vlerëson se ngritja e përmendoreve në kuadër të projektit “Shkupi 2014” në Maqedoni janë si reaksion maqedonas kundër pakënaqësive nga moszgjidhja e kontestit të emrit dhe bllokimi për anëtarësim në BE dhe NATO.\

NOA/INA

KOMENTE