Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
City, presion për Hazard
English

City, presion për Hazard

Londër, 22 Dhjetor 2011, NOA - Manchester City bën presing kundrejt Eden Hazard, mesfushorit të talentuar të Lilës.

Për 20-vjeçarin, mbi të cilin janë tepër të interesuara dhe Arsenali, Real Madrid dhe Inter, drejtuesit e City janë shprehur të gatshëm të ofrojnë 30 milionë sterlina, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Siç bëhet e ditur nga e përditshmja britanike Daily Mail, ish-lojtari i Manchester City Patrick Vieira ka vëzhguar shumë herë talentin belg gjatë këtij sezoni.

Si rrjedhojë ekziston një mundësi e madhe që sheikët e City të investojnë një shumë të rëndësishme parash në drejtim të lojtarit, kjo duke parë dhe vetë pëlqimin e teknikut italian Mancini.

r.b/NOA

KOMENTE