Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji për genocidin ndaj armenëve, tradhëti ndaj historisë
English

Ligji për genocidin ndaj armenëve, tradhëti ndaj historisë

Paris, 22 dhjetor 2011, NOA – Miratimi në parlamentin francez i një projekt-ligji, që i cilëson genocid, vrasjet e armenëve nga turqit gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Miratimi i projektligjit nga Asamblea Kombëtare e Dhomës së Ulët të Parlamentit francez, që penalizon kundërshtimin e genocidit të kryer ndaj popullit armen nga Turqia në vitin 1915, shkaktoi një reagim të menjëhershëm të qeverisë turke, e cila lajmëroi hakmarrje politike dhe diplomatike.

Madje Turqia tërhoqi ambasadorin turk në Francë.

Zëvendëskryeministri turk Bulent Arinç e cilësoi votën e sotme në Parlamentin francez si një tradhëti të historisë.

“Unë e dënoj Parlamentin francez që ka miratuar një ligj, i cili është njëlloj si të tradhtosh historinë dhe realitetet historike”, shkroi në faqen e tij personale në Twitter, zëvendëskryeministri turk Bulent Arinç.

“A do të nisë tani një gjueti shtrigash kundër atyre që thonë se nuk ka pasur genocid?”, ngre pyetjen zëvendëskryeministri turk, duke kritikuar iniciativën franceze, që ka për qëllim të rrezikojë lirinë e shkencëtarëve, të cilët mendojnë se me këtë ligj është firmosur rikthimi i gjykatave të Inkuizicionit.

Por, ndërsa tensionet Turqi-Francë janë përshkallëzuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë në përmirësimin e shpejtë të marrëdhënieve mes dy aleateve më të ngushta të tyre.

“Ne shpresojmë që marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë të mbeten të mira siç kanë qenë, sikundër shpresojmë që të dy vendet të mund të pranojnë bashkërisht e me mirëkuptim ndryshimet mes tyre”, komentoi një diplomat i lartë amerikan, në departamentin Amerikan të Shtetit.

Presidenti amerikan Barack Obama përkujtoi në muajin prill të vitit të shkuar 96-vjetorin e masakrës ndaj armenëve nën pushtimin e perandorisë turke, duke i bërë thirrje Ankarasë zyrtare të njohë plotësisht dhe të marrë mbi vete peshën e vrasjeve të asaj kohe, por pa e preçizuar nëse ato duhej të cilësoheshin genocid, edhe pse ai e mbështeti përdorimin e këtij termi, gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në vitin 2008.

Mark Toner, një zëdhënës DASH-it i pyetur sot mbi këtë çështje, u shpreh thjesht se administrata amerikane vazhdon të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Armenisë.

Deputetët francezë i hapën dritën jeshile ligjit për genocidin ndaj armenëve, që parashikon ndëshkime me një vit burg dhe një gjobë 45.000 euro për mohimin e genocidit të njohur me ligj, siç është në Francë që nga viti 2001, genocidi armen, kur në vitin 1915 u vranë nga otomanët 1.5 milion armenë.

Turqia pranon se 500.000 armenë vdiqën gjatë luftimeve dhe deportimit të tyre, por mohojnë se ka patur shfarosje në masë ndaj popullit armen.

Ankaraja tërhoqi ambasadorin e saj në Paris, pas miratimit të projektligjit nga deputetët francezë.

Para votimit, Turqia kishte rritur presionin për të parandaluar votimin e tekstit në fjalë duke kërcënuar me përjashtim nga tregjet turke të prodhuesve francezë.

Kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale në Francë, François Hollande, e ka cilësuar këtë projektligj si një aksion elektoral të Nicolas Sarkozy, duke e argumentuar me fjalët, “Nicolas Sarkozy është kujtuar se ka bërë një premtim para se të zgjidhej në vitin 2007, por që nuk do ta mbajë, pasi ai është në fund të mandatit të tij si president”, deklaroi François Hollande.

mit/NOA

KOMENTE