Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shitet në ankand oskari i Orson Wellles për 861 mijë dollarë
English

Shitet në ankand oskari i Orson Wellles për 861 mijë dollarë

Los Anxhelos, 22 Dhjetor 2011, NOA -, Statuja e oskarit e fituar nga Orson Welles në 1942 me filmin “Fuqia e Katërt” është shitur në ankand në Los Anxhelos për më shumë se 861 mijë dollarë.

Çmimi për skenografinë më të mirë origjinale ka tërhequr oferta nga e gjithë bota, raporton agjencia e lajmeve NOA.al, kjo bazuar në deklaratat e dhëna nga shtëpia e ofertave Nate D. Sanders, më saktësisht nga Sam Heller, i cili ka bërë të ditur se mes njerëzve të shumtë ishte dhe David Copperfield.

Për më shumë se 50 vite mendohej se oskari i Welles mund të kishte humbur, por më pas ai u shfaq sërish në 1994, kur kinooperatori Gary Graver tentoi ta shiste.

Shitja e tij u ndalua në momentin e fundit nga Beatrice Welles, e bija e regjisorit dhe trashëgimtarja e vetme.

Copperfield është mundur nga një person jo i identifikuar që bëri një ofertë më të lartë se ai.

Iluzionisti, i intervistuar pas ankandit, ka deklaruar se admironte Welles jo vetëm për sukseset e arritura në kinema, por pasi dhe ai ishte një magjistar.

r.b/NOA

KOMENTE