English

Një sferë misterioze metalike bie në tokë nga hapësira

Namibi, 23 dhjetor 2011, NOA - Shkencëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë se nga e ka origjinën një sferë metalike që është gjetur shtetin Namibi të Afrikës. Bëhet fjalë për një objekt të rrumbullakët, i cili është marrë nga policia pas sinjalizimit të banorëve. Diametri i sferës është rreth 18 centimetra dhe në dy anët e saj është me majë.

Të dhënat e para flasin se është një objekt i ardhur nga hapësira, por askush nuk mund të jap garanci se për çfarë shërben konkretisht. Autoritetet në Namibi kanë njoftuar se dy ditë para se të gjendej objekti janë dëgjuar shpërthime të fuqishme afër vendit.

Duke qenë se ende nuk ka një përgjigje nga studiuesit, në media nuk kanë munguar spekulimet, që në fakt duket se nuk janë të pabaza. Sipas disa studiuesve, të cilët kanë mundur ta shohin sferën metalike, mund të bëhet fjalë për një objekt që i përket një qytetërimi jashtëtokësor. Një tjetër variant, është ai i një pjesë të një anije jashtëtokësorësh.

Por ka dhe të tjerë që thonë se mund të bëhet fjalë për një pjesë sateliti, që mund të ketë rënë në këtë zonë, nga satelitët e shumtë që janë hedhur në hapësirë dhe që më pas janë braktisur.

Një ekip i NASA-s ka marrë sferën dhe po bënë hetimet për të nxjerrë rezultatet përfundimtare. Përbërja e sferës dhe lloji i metalit do të sjellë një version më të saktë, të asaj që në media quhet sfera jashtëtokësore.

a.k/NOA

Në foton e parë; Sfera misterioze. Nën foton e dytë; vendi ku u gjet në Namibi.

KOMENTE
  • cuniny18:22 - 23 Dhjetor 2011
    pirdh pirdh oj bote lol
  • Spirit Walk11:27 - 23 Dhjetor 2011
    Erdhi fundi i botes mo ejjjjjjj... Ca behet kshu???