Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PSG i hap dyert Ancelottit
English

PSG i hap dyert Ancelottit

Paris, 23 Dhjetor 2011, NOA - Paris Saint Germain është “champion d'automne”, apo kampione e dimrit në Francë, ku me sa duket çmimi për teknikun Kombouare është shkarkimi nga detyra, që sipas “L’Equipe”, i është komunikuar nga drejtori i përgjithshëm i klubit Leonardo.

Tekniku praktikisht ishte në rrezik që në fillim të sezonit dhe pozicioni i tij u rëndua akoma më shumë nga eliminimi nga Europa League.

Emri i zëvendësuesit të tij me sa duket është ai i Carlo Ancelottit, që konsiderohet si favoriti numër një për këtë post.

Duke parë marrëdhëniet e shkëlqyera të tij me drejtorin e përgjithshëm të klubit Leonardo, dikur së bashku në ekipin e Milanit, mund të themi se një marrëveshje e tillë mund të përfundojë shumë shpejt me sukses.

r.b/NOA

KOMENTE