Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Artificialisht censusi ka zvogëluar kombin më të madh në rajon
English

Spahiu: Artificialisht censusi ka zvogëluar kombin më të madh në rajon

Londër, 23 dhjetor 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi është ndalur në Londër për të nisur fushatën “1 milion kuqezi”.

Me këtë ndalesë ka nisur zyrtarisht fushata përmes një manifestimi në Londër në bulevardin “Regent Street” ku qindra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe u tubuan me Aleancën Kuq e Zi në fushatën për mbrojtjen nga asimilimi dhe humbja gjuhës shqipe.

Kreshnik Spahiu nga Londra ka reaguar ashpër ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, i njohur ndryshe “Census”, të dhënat e të cilit u publikuan dy ditë më parë nga qeveria shqiptare. Sipas Spahiut, amaneti i Athinës dhe i Beogradit ishte për të zvogëluar numrin e shqiptareve në rajon.

“Artificialisht censusi ka zvogëluar kombin më të madh në rajon duke e nxjerr si popullin më të vogël, ndërkohë që ne jemi një nga popujt më të mëdhenj në rajon. Populli shqiptarë është në Ballkan, më i madh se ai kroat, serb, maqedonas, malazez, dhe boshnjak, por censusi grek nga copëtoi” tha Spahiu duke e cilësuar të turpshëm reagimin e grekëve dy ditë përpara publikimit të të dhënave nga INSTAT.

Më tej Kreshnik Spahiu u shpreh se “në Londër nisi copëtimi, në Londër po rilind bashkimi” duke shprehur qartë se nuk pajtohet me deklarimin e Kryeministrit Sali Berisha i cili ditë më parë u shpreh kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Ai theksoi se vetëm pasi shqiptarë të bëhen 1 milion kuqezi do të realizojmë ëndrrën e madhe të Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.

Me rastin e këtij organizimi në kryeqytetin e Britanisë së Madhe u themelua dhe inaugurua zyrtarisht dega e Aleancës Kuq e Zi në Londër.

Me këtë rast Aleancës Kuq e Zi i është bashkuar në Londër edhe boksieri Kreshnik Qato.

a.y/NOA

KOMENTE