English

Kaka mes PSG dhe Premier League

Paris, 24 Dhjetor 2011, NOA – E ardhmja e Kaka është aktualisht në një dilemë të vërtetë.

Braziliani është i destinuar të largohet nga ekipi i Real Madrid dhe kjo për të shkuar ose në kampionatin anglez të premier League ose në skuadrën franceze të PSG.

E përditshmja iberike, El Confidencial, ka rrëfyer se ish-lojtari i Milanit aktualisht ndodhet në Brazil për tu këshilluar dhe me familjen e tij për vendimin mbi të ardhmen që ka ndërmend të marrë.

Në Angli Arsenali dhe Chelsea janë të gatshëm për një duel, por shumë kujdes duhet patur nga Ancelotti i cili mund të kërkojë që Ricky të shkoj në Paris, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Do të jenë pushimet e Krisht lindjeve në të cilat Kaka, me të gjithë personat e tij më të dashur, do të marrë vendimin mbi të ardhmen futbollistike.

r.b/NOA

KOMENTE