Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Britani ka argumente të kundërta mbi Europën
English

Në Britani ka argumente të kundërta mbi Europën

"Si rezultat i vendimit tё Cameron-it për të marrë konservatorët nga Partia Popullore Evropiane (EPP) , ai nuk mundi tё ishte i pranishëm në një takim vendimtar tё udhëheqësve të PPE, duke përfshirë këtu praninë e Merkel dhe Nicolas Sarkozy, njё takim pak para samitit të Brukselit".

Nga Timothy Garton Ash

Nëse gjen një pirun në rrugë, merre! Për 60 vjet, në marrëdhëniet e saj me Europën, Britania ka ndjekur këshillën e Yogi Berra-së. Në fund të vitit 2011, çështja është: A mund të vazhdojë të marrë të dyja rrugët në të njëjtën kohë - dhe nëse jo, cilën duhet të zgjedhë? Në debatin e sotëm britanik, ka një pakicë Euro-skeptikёsh, pozicionimin e tё cilëve e respektoj edhe pse nuk pajtohem me mendimin e tyre, ka edhe një shumicё Euro-skeptikёsh, pozicionimin e tё cilëve nuk mund ta respektoj, sepse është rrënjosur në vetё-mashtrim dhe dinakëri. Pakicat thotë: Manovrimi i shpejtë i pavarësinë se Britanisë, sovranitetin dhe lirisë sё saj në një botë post-perëndimore ,tё shpejtë e gjithnjë nё ndryshim , është suprem për ne.

Ne e pranojmë se duke qëndruar mënjanë nga rrjedhat e integrimit evropian, do të humbasin ndikimin tonё dhe do tё biem nё sytë e Uashingtonit dhe Pekinit. Ne gjithashtu pranojmë se ky qëndrim anglez drejt Bashkimit Evropian, mund të shpejtojë largimin e Skocisë nga bashkimi britanik. Por kjo është një çmim , qё jemi të gatshëm për ta paguar. Norvegjia , pa naftën ? Një Zvicër në det të hapur? Pse jo? Anglezët janë rezistues e tё rreptë, njerëz krijues, qё me siguri do të gjejnë një mënyrë për të negociuar” detet e lara” të shekullit të 21. Në të kundërt, shumica e Euro-skeptikёve, të cilën e mbështet David Cameron ёshtё: Ne mund të kemi pjesën e tortës qё na takon . Edhe pse ne qëndrojmë tё mënjanuar nga projektet qendrore të integrimit evropian, ndikimi ynë ne Evropë dhe botë do të vi duke u zvogëluar . "Më lejoni të them diçka në lidhje me ndikimin e Britanisë së Madhe në Evropë", i tha ministri i ministri Henry Bellingham Dhomës sё Përfaqësuesve, gjatë javës se kaluar". Vendimi ynë për të mos proceduar me një traktat në 27, nuk ka asnjë ndikim mbi statusin tonë në Bashkimin Evropian". Kjo është qesharake. Çdo mace në Bruksel, çdo qen në Uashington, çdo panda në Pekin e di se nuk është aspak e vërtetë . Ne fakt , vendimi u mor pikërisht për shkak se Britania kishte” pakësuar” rolin e saj në Evropë. Ky nuk ishte plani i Cameron për tu bёrё 1 kundër 26. Retorika Kripto-churchilliane “Me mirë, vetëm” u përdor vetëm pas”bumit” tё madh. Cameron kishte menduar se ai kishte një marrëveshje me Angela Merkel ,për ti dhënë Britanisë dispozita të veçanta në shërbimet financiare, pra ato qё ajo kërkonte . Por fatkeqësisht ai i bёri llogarite gabim .Në kohё tё vështirat, Gjermania doli nё anën e Francës. Kur Cameron luajti “ kartat e fundit” të premten në mëngjes, kur të gjithë ishin ulur rreth tryezës dhe ishin tё ndërgjegjshëm se tregjet financiare globale do tё hapeshin në disa orë, ai e gjeti veten vetëm. Derisa Britania nuk është anëtare e eurozonës, anëtarët e saj, u shprehën: “Kush je ti tё na ndalosh tё veprojmë ?” Ajo qё ra ne sy, është se nuk kishte asgjë “rezerve”, pra një raund tё vullnetit të mirë në tryezë, qё normalisht ekziston për tё ndihmuar një anëtar të rëndësishëm , i cili i adresohet një vështirësie tё brendshme politike.

Si rezultat i vendimit tё Cameron-it për të marrë konservatorët nga Partia Popullore Evropiane (EPP) , ai nuk mundi tё ishte i pranishëm në një takim vendimtar tё udhëheqësve të PPE, duke përfshirë këtu praninë e Merkel dhe Nicolas Sarkozy, njё takim pak para samitit të Brukselit. Nëse ai kishte qenë nё atë takim, ai mund të kishte marrë atë që donte. Mënjano veten dhe do t’iu mënjanojnë. Një tjetër maxhoritet i Euro-skeptizmit vetë-mashtrues thotë: dakord, ne mund të humbin ndikimin në Europë, por jo në botë. “Tё Izoluar? Tani e gjithë bota është perla jonë”. A është ky krye titull nga reporteri Simon Heffer një ekzemplar klasik nё të këtë zhanër. Liruar nga prangat e “familjes së papërballueshme idealiste, sklerotike dhe të korruptuar evropiane”, Britania mund të jetë jashtë zonës tregtare me Indinë, Kinën dhe Brazilin. As Amerika nuk do të na marrë më pak seriozisht. E Vërtetë, pranon Heffer, disa amerikanë kanë një konceptim të çuditshëm të Evropës, si një lloj shteti federal, siç është SHBA-ja, por “duhet të jetë qëllimi i politikës sonë së jashtme për të ri-edukuar kushërinjtë” tanë amerikanë, nё lidhje me këtë mendim”. Kushëri Barack, kushërirë Hillary, ju keni qenë të paralajmëruar. Përgatituni për ri-edukim. Ky është vetë-mashtrim i një qëllimi të lartë. Por le të jemi tё sinqertë. Për çdo vend anëtar tё BE-sё, ekzistojnë disa humbje tё drejtash. Ju humbisni një pjesё tё të drejtave tё sovranitetit dhe pavarësisë tuaj. Si shpërblim , ju fitoni, influencë, pushtet, pra aftësinë për të siguruar një liri efektive, mbrojtje dhe prosperitet për njerëzit tuaj. Siç bёri David Lidington, ministri britanik për Evropën, duke i rikujtuar personalisht Dhomës se Përfaqësuesve se: “Një zë që përfaqëson 500 milionë konsumatorë është dëgjuar më shumë në Pekin, Delhi dhe Brazilia sesa 27 zëra, veç e veç “. Ka shumё gjasa se ky moment qartësie do të zbehet gjatë vitit të ardhshëm. Eurozona nuk do tё shpëtojë. Nick Clegg dhe Zyra e Jashtme, e ndihmuar “këndshëm” nga, shtetet anëtare, ekonomikisht liberale edhe mund të mashtrojnë disi Britaninë tё rikthehet në lojë. Shumë qeveri të tjera kanë interesa të veçanta për të mbrojtur. Po a jemi tё gatshëm për ta zgjatur këtë ngatërrese edhe për 10 apo 20 vjet tё tjera? Të dy anët e argumentit britanik për Europën , bien dakord se kemi bërë një gabim të madh në disa pika, gjatë 60 viteve të fundit edhe pse nuk pajtohen me thelbin . Ata ,tё cilët mendojnë se interesat kombëtare të Britanisë kërkuan tё mos jemi anëtarë të plotë të BE-së , duhet tё marrin parasysh faktin se ne qëndruam mënjanë qё në themelimin e saj në vitet 1950, si një gabim historik. Nëse Britania do tё kishte qenë e pranishme qё nё në krijimin e saj, atëherë BE-ja do tё kishte qene ndryshe.

Ata që besojnë të kundërtën, duhet ta konsiderojnë gabim historik bashkimin e saj dhe pёr mё shumë reformat e mëtejshme të integrimit. Sido që të jetë, ne nuk mund tё përballojë një tjetër gabim. Tmerri im, të cilin parashikoj si tё mundshëm, është kur qarku i ngushtë i parlamentit (perëndimor), qeverisjes dhe shtypit të vazhdojë të ngatërrojë këtë vend (ose çfarë tё ketë mbetur prej tij kur Skocia tё jetë larguar ). Kur anglezët, gjatë 5-10 viteve tё ardhshme tё zbulojnë se, Heffer, Bellingham kishin gabuar rёndё; atëherë kur vetë-kufizimi i vendit tё ketë shkatërruar pozicionin e tij në sytë e Uashington-it dhe aftësinë e tij për tё projektuar interesat e tij në Kinë, Indi ,Brazil dhe Londrës, atёherё Anglia dhe Uells-i do të duan tё rikthehen përsëri duke u lutur, “Ju lutem na pranoni edhe ne”, siç ndodhi me Britaninë e Madhe në vitin 1960. Atёherё francezët, kroatët dhe skocezë do jenё ato qё do tё vendosin nëse do ti pranojnë pёrsёri. Pёr momentin ekziston vetëm vizioni i një BE-je krishtlindjesh.

Autori i shkrimit është profesor i njohur i studimeve europiane në Universitetin e Oksfordit dhe autor i librit “Bota e Lirë”.

KOMENTE