English

Studimi, 80% e fëmijëve amerikanë besojnë tek babagjyshi i Vitit të Ri

Nju Jork, 24 Dhjetor 2011, NOA – Më shumë se 80% e amerikanëve të rritur, i kanë besuar babagjyshit të Vitit të Ri, në kohën kur ata ishin fëmijë.

Pjesa më e madhe ka zbuluar se bëhej fjalë për diçka jo reale vetëm në moshën 8 vjeçare.

Megjithatë amerikanët e rritur vazhdojnë të mbajnë të gjallë traditën, ku rreth 2 të tretat e prindërve më fëmijë nën moshën 18-vjeçare pohojnë se Babagjyshi i Vitit të Ri është një protagonist që nuk mungon asnjëherë në periudhën e festave.

Në SHBA-në e kulturave të shumta, kjo nuk vlen vetëm për kristianët.

Treçereku i jo kristianëve, faktikisht, në vegjëli kishin të njëjtën ide për prejardhjen e dhuratave, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sondazhi është kryer nga Associated Press-GfK mes 8 dhe 12 dhjetorit me intervista telefonike në SHBA.

r.b/NOA

KOMENTE