Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tenton të ndalojë grabitjen e çantës së një vajze, goditet me thikë
English

Tenton të ndalojë grabitjen e çantës së një vajze, goditet me thikë

Prishtinë, 24 dhjetor 2011, NOA – Një person është goditur disa herë me thikë pasi ka tentuar të ndaloj grabitjen e çantës së një vajze. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Prishtinës, në afërsi të shkollës fillore “Dardania”.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se një person është goditur me thikë në momentin që ka tentuar të ndalojë një tjetër person që po grabiste një çantën e një vajze. Policia nuk ka bërë të ditur emrat e personave që janë përfshirë në këtë sherr, por sqaron se viktima që është goditur me thikë është shtruar menjëherë në spital. Më pas ka nisur dhe ndjekja e agresorit, i cili është kapur në një nga lagjet e qytetit të Prishtinës.

Atij i është gjetur dhe çanta që grabiti mbrëmjen e djeshme.

a.k/NOA

KOMENTE