Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alessandro Del Piero bëhet Babagjyshi i Vitit të Ri, shtangen fansat (VIDEO)
English

Alessandro Del Piero bëhet Babagjyshi i Vitit të Ri, shtangen fansat (VIDEO)

Torino, 25 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Këtë radhë Krishtlindjet vijnë ndryshe për torinezët sepse ata janë lumturuar vërtet shumë kur kanë parë të shëtiste rrugëve të qytetit, futbollisti aq shumë i admiruar prej tyre, Alessandro Del Piero.

Lojtari i kombëtares italiane këtë radhë si asnjëherë tjetër nuk ishte i veshur as me fanellën e nacionales dhe as atë juventine, por i tëri në të kuqe dhe bardhë, me uniformën e të famshmit babagjysh i vitit të ri.

Me kostumin tradicional të plakut të vitit të ri dhe mjekrën e bardhë, Alessandro Del Piero është dukur sikundër mund të sodisni pamjet në videon më poshtë, si një babagjysh i lezetshëm. Aq sa shumë njerëz nuk po e njihnin që ishte ai, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gjatë disa orëve të së shtunës vigjilje Krishtlindjesh, Alessandro Del Piero ka ecur më këmbë në rrugët e Torinos dhe është filmuar nga kanali televiziv i dedikuar atij.

E jo vetëm shëtitje por edhe kek e ëmbëlsira të tjera janë shpërndarë bashkë me dhurata për të vegjlit, nga Alessandro Del Piero si Santa Claus.

E në videon që shikoni do të mund të shijoni për herë të parë një mënyrë të sjelluri ndryshe nga Alessandro Del Piero.

r.b/NOA

349
KOMENTE