English

Foshnja 4 muajshe çohet e vdekur në spital

Korçë, 25 dhjetor 2011, NOA- Një foshnjë 4 muajshe nga qyteti i Korçës ka mbërritur e vdekur në ambientet e spitalit.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se në pavionin e Pediatrisë në Spitalin Civil të Korçës, është dërguar nga familjarët e vdekur foshnja me iniciale M.Sh 4 muajshe e seksit femer, banuese në fshatin Zvezde.

Nga deklarimet e prindërve të vogëlueshes thuhet se ajo nuk ishte ndier mirë pasi kishte qenë e shtruar edhe më parë në spital me një ftohje të rëndë dhe më pas është transportuar në spital ku dhe ka gjetur vdekjen.

Nga hetimet e policisë si dhe nga të dhënat e bluzave të bardha rezultoi se në trupin e foshnjës nuk u gjetën shenja dhune.

a.y/NOA

KOMENTE