Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: Serbia u kërkon qytetarëve në veri, të mos respektojnë marrëveshjet
English

Tahiri: Serbia u kërkon qytetarëve në veri, të mos respektojnë marrëveshjet

Prishtinë, 25 dhjetor 2011, NOA- Kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri shprehet se Serbia po luan me standarde të dyfishta.

Sipas saj, nga njëra anë është duke u munduar që BE-së t’i japë përshtypjen se është një vend me orientim europian, ndërsa nga ana tjetër serbëve të veriut iu jep mesazh që të mos i respektojnë marrëveshjet. Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Tahiri shprehet se e mirëkupton vendimin e samitit të BE-së për të mos iu dhënë statusi i vendit kandidat pasi, Serbia nuk i ka hequr strukturat paralele nga Kosova.

Deklarata e Tahirit u dha gjatë një interviste për gazetën turke, Zaman, ku zëvendëskryeministrja kosovare theksoi gjithashtu se pala kosovare është e përkushtuar për të vijuar përmes dialogut, sepse sipas saj e ardhmja e rajonit është përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

Ndër të tjera, negociatorja kosovare u shpreh se, “Ajo që duam të shohim është se BE-ja, si një garantues, të bëjë përparim duke përdorur diplomacinë dhe shtyrjen e kandidaturës”. a.y/NOA

KOMENTE