Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vritet një ndërtues për motive pronësie
English

Vritet një ndërtues për motive pronësie

Vlorë, 25 dhjetor 2011, NOA – Një ndërtues 45-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri pasditen e të dielës në afërsi të rrugës Transballkanike në qytetin e Vlorës, raportoi korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur në lagjen “1 Maji” në afërsi të rrugës “Transballkanike” u plagos rëndë me armë zjarri ndërtuesi me iniciale A. D.

Ndërtuesi u transportua për në spitalin rajonal të Vlorës ku ndërroi jetë rreth orës 19:00, për shkak të plagëve të marra.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për vrasjen e ndodhur, duke bërë me dije se autor i vrasjes dyshohet të jetë Adnand Fotaq Gori, 31-vjeç, banues në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

Policia e qytetit e ka shpallur Adnand Gorin në kërkim dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.

Vrasja e ndërtuar ka ndodhur për motive pronësie.

mit/NOA

KOMENTE