Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
2011, fotot që bënë xhiron e botës
English

2011, fotot që bënë xhiron e botës

Një vit i gjatë mbyllet dhe një Vit i Ri vjen... Në mendjet e të gjithëve kanë mbetur ngjarjet më të rëndësishme që bënë bujë mediatike në mbarë botën gjatë vitit që po lëmë pas. Padyshim në këtë mes, të rëndësishme janë fotografitë, videot, dokumentet, ato që arkivojnë ngjarjet më të rëndësishme të vitit dhe protagonistët e tij, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

Kriza e borxheve që ka kapërthyer Greqinë fqinje dhe frika për zgjerimin e saj drejt Spanjës, Portugalisë, Italisë, por jo vetëm, rrëzikon ta çojë Evropën drejt një recesioni të rrezikshëm ekonomik që mund të çonte drejt falimentimit shumë vende të BE-së.

Andaj si kundërpërgjigje e kësaj në muajin maj lindi në sheshin qendror të Madridit, “Puerta del Sol” (Porta e Diellit) lëvizja e të indinjuarve (Indignados), të cilët nisën të denoncojnë në mbarë vendet e BE-së dhe Amerikë mbizotërimin e lobeve financiare.

Një tjetër ngjarje është tërmeti i tmerrshëm dhe cunami që gjunjëzoi Japoninë në 11 mars, duke rikthyer frikën e shpërthimeve bërthamore, që do t’i kushtonin jetën 24 mijë japonezëve. Qytete të tëra si Miagi u goditën nga katastrofa natyrore, por ajo që frikësoi më shumë botën, ishte radioaktiviteti në rritje dhe shpërthimi i mundshëm në centralin bërthamor të Fukushima-s, që mund të sillte një tjetër Cernobil.

Vrasja e sheikut islamik të terrorit, Osama bin Laden, kryeterroristit të Al Qaedas në muajin maj në një operacion të forcave amerikane në Pakistan, ishte një ngjarje që pushtoi mediat e mbarë botës këtë vit. Bin Laden u vra në bunkerin e tij në Abbotabad, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, bashkë me disa anëtarë të familjes. Në momentin e vrasjes, udhëheqësi i terrorizmit dhe truri i tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në SHBA mbante në dorë një kallashnikov dhe një pistoletë Makarov. Ishin forcat amerikane “Navy Seals”, ato që bënë të mundur asgjësimin e tij në një operacion të beftë, duke vënë në vend drejtësinë.

Në muajin tetor përfundoi epoka e liderit libian, kolonel Muammar Gheddafit, i cili u vra në vendlindjen e tij, Sirte, ndërsa përpiqej t’i shpëtonte një operacioni për kapjen e tij. I njohur si frymëzuesi i Afrikës së Bashkuar, koloneli libian u kap, u vra dhe u poshtërua në mënyrë publike nga kryengritësit libianë, edhe falë rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja. Epoka Gheddafi u mbyll pas plot 42 vitesh regjim, gjatë të cilëve, koloneli dominoi Libinë e shpesh herë edhe skenën ndërkombëtare.

Anije të tejmbushura me refugjatë nga Afrika veriore pushtuan gjatë këtij viti brigjet e ishullit Lampeduza, duke krijuar një situatë emergjente në brigjet italiane. Flukset e mëdha të refugjatëve pushtuan për muaj të tërë brigjet e ishullit, duke shkaktuar dëshpërim, solidaritet por edhe zemërimin e banorëve, përballë vështirësisë për përballimin e dramës humanitare.

Një nga ngjarjet më të bukura të vitit, ishte dasma mbretërore britanike, që pushtoi mediat botërore në 29 prill. Princi William, djali i madh i Lady Dianës u martua me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Midletton, duke shënuar martesën e shekullit. Gjatë ceremonisë madhështore në kishën e Westminstern, princi William do t’i thoshte gruas së tij Kate, në altar: “Të dua, je shumë e bukur”. Një milion njerëz u tubuan në rrugë gjatë momenteve të lidhjes në martesë të çiftit mbretëror britanik.

Në 5 tetor e tërë bota qau për shuarjen nga jeta të gjeniut vizionar Steve Jobs. Krijuesi i Apple vdiq në moshën 56-vjeçare, nga një tumor në pankreas. Në 25 gusht ai kishte lënë kompaninë Apple. Jobs me gjenialitetin e tij revolucionarizoi jetët e miliona njerëzve në mbarë botën.

Një valë e tërë përmbytjesh nga moti i keq goditi në vjeshtë Italinë, duke marrë jetën e shumë qytetarëve, mes të cilëve edhe një shqiptare. Përmbytjet që goditën qytetet Genova, Brugnato, Vernazza, Monterosso, Aulla, Borghetto Vara, sollën shkatërrime të mëdha. Italisë, e cila është një nga vendet më të goditura nga kriza financiare në Europë do t’i kushtojë tejet shumë rimëkëmbja nga kjo fatkeqësi.

Pas 18 vitesh në pushtet, përfundoi edhe epoka e Berluskonit. Kavalieri italian dha dorëheqjen në 12 nëntor, pas tri vitesh në krye të qeverisë, dhe një lumë akuzash për skandale seksuale. Dorëheqja e Berluskonit erdhi në një moment kur dy liderë të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Nicholas Sarkozy, por jo vetëm, e shënjonin atë si një kryeministër jo serioz për të nxjerrë vendin nga kriza.

Piloti italian i MotoGp Marco Simoncelli, vdiq tragjikisht në moshën 24-vjeçare në 23 tetor, në garën për çmimin e madh të Malajzisë në Sepang. Simocelli u rrëzua në xhiron e dytë të garës, pasi u tërhoq zvarrë nga motorrët e Valentino Rossi-t dhe Colin Edwards, garues për çmimin. Atij i dhanë lamtumirën e fundit në lotë 20.000 vetë.

mit/NOA

KOMENTE