Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Chelsea kërkon Krasic
English

Chelsea kërkon Krasic

Londër, 26 Dhjetor 2011, NOA - Chelsea dëshiron që në merkaton e janarit të marrë në zotërim juvnetinin Milos Krasic.

Me sa bëhet e ditur nga mediat angleze tratativat për të arritur një marrëveshje të mundshme kanë nisur mes dy klubeve.

Sipas britanikes Telegraph në sitin e saj në internet, mesfushori bardhë e zi, 27-vjeçar, është në planet e teknikut të “bluve të Londrës” Villas Boas, i cili e sheh atë si zëvendësuesin ideal të francezit Nicolas Anelka, i larguar në Kinë në Shenhua di Shanghai.

Drejtuesit e klubit anglez, shton Telegraph, kanë bërë të ditur se pjesë të këtij operacioni mund të bëjnë mbrojtësin Branislav Ivanovic, për të bindur Krasic, që të bashkohet me ata në Londër.

Duhet theksuar se këtë sezon Milos ka luajtur shumë pak në formacionin e skuadrës së Juventusit.

r.b/NOA

KOMENTE