English

Durrës, bllokohet 700 kg drogë në port

Durrës, 26 dhjetor 2011, NOA- Një sasi lënde narkotike prej 700 kilogramësh u bllokua mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, droga kishte si destinacion Italinë, ndërsa u bllokua në një kamionçinë me targa AA 078 C teksa po ngjitej në traget.

Si rrjedhojë e verifikimeve u ndalua edhe drejtuesi i saj , ndërsa droga dyshohet të jetë e llojit kanabis sativa dhe ishte e paketuar në kuti kartoni.

Sakaq drejtuesi i mjetit u identifikua si 24 vjeçari Redi Furrxhi ndërsa u bë shoqërimi i tij në ambientet e policisë.

a.y/NOA

KOMENTE