Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indonezi, elefanti i uritur dhe i tërbuar, shtyp për vdekje një banor vendas
English

Indonezi, elefanti i uritur dhe i tërbuar, shtyp për vdekje një banor vendas

Indonezi, 26 Dhjetor 2011, NOA - Një elefant i tërbuar dhe i uritur ka shkelur për vdekje një banor të Indonezisë në ishullin e Sumatra.

Personi në fjalë së bashku me dy banorë të tjerë po kërkonin të largonin një tufë elefantësh të egër nga fushat e tyre.

Pikërisht në këtë moment një prej elefantëve, është nervozuar duke iu kthyer banorëve dhe duke i detyruar ata të largoheshin.

Megjithatë Muhammad Amin, 60 vjeç, gjatë vrapimit është shkelur nga kafsha gjigante për vdekje pasi u pengua.

Pas vdekjes së të ndjerit, banorët e fshatit pranë kanë kërcënuar se do t'i vrasin elefantët në rast se autoritetet nuk arrijnë të mbrojnë zonat e tyre.

Janë 3 mijë elefantë në Sumatra që mendohet se janë ende të lirë dhe janë gjithnjë e më pak pasi terreni përdoret për rritjen komerciale të kafshëve të tjera, ndërsa pyjet përdoren për të shdrytëzuar prerjen e drurit.

Në këtë mënyrë elefantët janë gjithnjë e më shumë të prirur të drejtohen në zonat e banuara për të kërkuar ushqim, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE