Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-i dashuri Marc Anthony: Dua ta shoh të vuajë Jennifer Lopez
English

Ish-i dashuri Marc Anthony: Dua ta shoh të vuajë Jennifer Lopez

Nju Jork, 26 Dhjetor 2011, NOA - Lidhja e re e ish-bashkëshortes Jennifer Lopez me të dashurin e saj të ri, duhet thënë se e ka irrituar së tepërmi Marc Anthony.

Nëse fillimisht dukej sikur çifti kishte mbetur në paqe, tani pak kohë pas ndarjes, ish-bashkëshorti ka deklaruar se do të kërkojë të drejtën e kujdestarisë për fëmijët.

Lajmi është njoftuar nga një burim i afërt i dy balerinëve që për Us Weekly rrëfen: “Marc kërkon të shohë në vuajtje Jennifer dhe kjo pasi ajo ka një partner të ri”.

Është një deklaratë me të vërtetë “lufte”, e cila ka shpërthyer menjëherë pas imazheve të para që janë publikuar mes J.Lo dhe balerinit 24-vjeçar Casper Smart.

Situata u tensionua akoma më shumë nga ana e Marc, në momentin që i riu deklaroi se e adhuron trupin e Lopez dhe dëshirën e saj për të kryer seks.

Kanë qenë pikërisht këto arsyet që kanë tërbuar Marc për të marrë vendimin dhe të kërkojë të drejtën për kujdestarinë e fëmijëve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Por ajo që nuk pritej, ishte fraza e Marc se donte ta shihte të vuante, aktoren dhe këngëtaren e famshme.

r.b/NOA

KOMENTE
  • black Eagle20:07 - 28 Dhjetor 2011
    Po kjo ska len qen e mace pa provuar mendjen tek kollodoku e ka!!
  • Ola 16:25 - 28 Dhjetor 2011
    Ca problemi kishte Marc tani??? ka inat??? le ti shtohet inati akoma me shume..
  • Davide Kasemi16:14 - 28 Dhjetor 2011
    NE FILLIM TE LEN PASTAJ BEHEN XHELOS KUR MARIN VESH QE NJE TJETER DI TE TE VLERSOJ KESHTU JAN MESHKUJT...