Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, vritet emigranti Marsel Myftari nga një italian
English

Itali, vritet emigranti Marsel Myftari nga një italian

Romë, 26 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku – Një emigrant shqiptar ka mbetur i vrarë në Itali pasi u qellua për vdekje nga një shtetas italian, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Viktima është Marsel Myftari, 27 vje]ar, prej vitesh emigrant në Itali. Ngjarja ndodhi në lokalitetin Recanati, provincë e Macerata.

Autori I dyshuar është arrestuar. Ai pretendon se ka hapur zjarri ndaj Marsel Myftarit nën dyshimet se ai donte të vidhte në vilën e tij. Qitja u krye me një armë të llojit Smith & Ëesson.

Hetimet e para policore flasin për tre persona, mes të cilëve dhe viktima të cilët dyshohet të kenë shkuar për qëllime vjedhjeje në banesën e italianit që vrau Myftarin.

Hetimi është ende në proces por sipas pretendimeve të vrasësit, ai ka dalluar hijen e një personi, nga dritarja e dhomës së gjumit të tij dhe ka marrë armën duke e qëlluar nga dritarja, të riun që gjendej poshtë vilës duke e plagosur. Dërgimi në spitalin Torrete të Ancona vetëm sa konfirmoi vdekjen e tij.

Policia tha se Marsel Myftari kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur në Itali dhe ai nuk kishte asnjë precedent penal. I dyshuari nuk është arrestuar por sipas policisë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Ekrem Mulaj12:20 - 27 Dhjetor 2011
    ku jeton duhesh ta respektosh shtetin e ati vendi se shteti jon nuk mundete te vjen pas per punet e pa ligjshme
  • Bani Bajraktari20:19 - 26 Dhjetor 2011
    kshtu jan kta kurvat italian ta kishte vra 1 shqiptar ate legenin do ishte brenda 30 vjet kurse ai rrin jasht po ne skemi shtet as ambasad mir na e bejn