English

Italiani vjedh në shtëpinë e shqiptarëve, bie në duart e tyre

Milano, 26 dhjetor 2011, NOA- Një italian vjedh shtëpinë e dy shqiptarëve... dhe jo e kundërta siç ishim mësuar të dëgjonim.

Një burrë 44 vjeçar me origjinë nga Ravenna dhe me banim në Bologna u arrestua nga policia e cila e kapi teksa po vidhte një shtëpi ku banonin dy kushërinj shqiptarë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, dy kushërinjtë u zgjuan papritmas nga disa zhurma të dyshimta dhe ashtu në heshtje njoftuan policinë, pasi kishin dëgjuar hajdutin duke shkatërruar derën kryesore dhe duke ecur në drejtim të dhomës së tyre të gjumit.

Menjëherë më pas, pas ndalimit që djemtë shqiptarë i bënë hajdutit, efektivët e policisë e kapën atë ndërsa kishte rrëmuar mes sendeve personale të dy pronarëve të shtëpisë.

Ai u ndalua pasi u kishte marrë shqiptarëve një lap top dhe 260 euro nga portofoli i njërit prej kushërinjve.

Hajduti, sipas Prokurorisë ishte i dehur dhe se prej disa kohësh siguronte jetën në këtë mënyrë.

Mësohet se italiani kishte pas krahëve një sërë precedentësh për drogë, grabitje dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

Aktualisht 44 vjeçari ndodhet në ambientet e paraburgimit në pritje të seancës gjyqësore për të marrë dënimin.

a.y/NOA

KOMENTE