Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nga zjarri i rënë, agjentët zbulojnë “plantacionin e marihuanës”
English

Nga zjarri i rënë, agjentët zbulojnë “plantacionin e marihuanës”

Romë, 26 Dhjetor 2011, NOA - Qarku i shkurtër nga i cili ra dhe zjarri, u shkaktua si pasojë e mosfunksionimit të një llambe, e cila shërbente për të ngrohur një serë të improvizuar të luleve të marihuanës.

Dhe alarmi për zjarr në apartamentin e gjendur në kryeqytetin e Romës, ka nisur autoritetet dhe zjarrfikësit në vendngjarje.

“Plantacioni” i improvizuar duhet thënë se i kishte humbur gjurmët si pasojë e zjarrit të rënë, por agjentët pas kontrollit të banesës arritën të gjenin “përfitimet” e mbledhura dhe çdo gjë tjetër që ishte e nevojshme për të kultivuar drogën.

Në dy kuti ata më pas gjetën dhe rreth 300 gramë drogë, në fara dhe pajisjet për të matur pehashin e ujit të fertilizuar.

Pasi lokalizuan pronarin e shtëpisë, agjentët e kanë denoncuar atë për kultivim, prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE