English

Perendimorët dënojnë dhunën fetare në Nigeri

Nigeri, 26 dhjetor 2011, NOA - Fuqitë perëndimore kanë dënuar shpërthimet nëpër kisha në ditën e Krishtlindjeve në Nigeri që thuhet se kanë vrarë rreth 40 persona.

Përgjegjsinë për këto sulme e ka marrë sekti islamik, Haram Boko, të cilët thonë se dëshirojnë të vendosin ligjin e Sheriatit në Nigeri.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar atë që e quajti një sulmë "të pa kuptimtë" dhe u zotua për të ndihmuar autoritetet nigeriane në sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.

Britania e ka përshkruar dhunën si "sulme burracake ndaj familjeve që u mblodhën për të festuar një ditë të lutjes që simbolizon paqe dhe harmoni dhe vullnet të mirë ndaj të tjerëve".

Dënime kanë ardhur edhe nga Franca, Italia dhe Kisha Katolike Romake.

NOA/RFE

KOMENTE