Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të miturit e rrugëve në Itali, 10% janë nga Shqipëria
English

Të miturit e rrugëve në Itali, 10% janë nga Shqipëria

Romë, 26 dhjetor, NOA - Mbi dhjetë mijë të mitur të huaj të pashoqëruar, vërtiten rrugëve të Italisë, ku 10 për qind e tyre kanë ardhur në këtë vend nga Shqipëria. Shifra është bërë me dije nga një sondazh kombëtar për emigracionin në shtetin përtej Adriatikut, nga Fondacioni ANCI Cittalia, publikuar në Romë.

Sipas tij, fëmijët e huaj endacakë në Itali, janë të përqendruar në mbi 800 komuna të Italisë. Ndërsa shifrat flasin se ata kanë qenë 5.879 në vitin 2009 dhe tendenca paraqitet në rritje edhe në vitin e ardhshëm. Thuhet se më shumë se gjysma e fëmijëve të pashoqëruar të mbërritur në Itali, figuron e përqendruar në rajonin e Pulias, Lazios, Emilia-Romagnas dhe Lombardisë (rreth 56 për qind).

Një raport tjetër i lidhur me vendndodhjen gjeografike të fëmijëve huaj nën moshën 18 vjeç, të pashoqëruar nga prindërit ose të afërmit, tregon se ata kanë premisa për t’iu drejtuar lypjes ose gjërave të jashtëligjshme. Ndërkaq, sipas statistikave të ANCI-së, territoret që raportuan gjatë vitit 2010 numrin më të madh të fëmijëve të marrë në përkujdesje të zakonshme në Romë dhe Bolonjë. Ndërsa në Pulia, shifra është rreth 9 për qind me një përmbysje shqetësuese përqendruar rreth kryeqytetet provinciale. Ata janë kryesisht meshkuj shtatëmbëdhjetë vjeç. Të dhënat tregojnë se fëmijë të kësaj kategorie vijnë kryesisht nga Afganistani, (rreth 16.8 për qind); e ndjekur nga Bangladeshi (11 për qind), Shqipëria (10 për qind), Egjipt (8.7 për qind), Maroku (8.7 për qind) dhe Kosova (5.9 për qind).

n.e/NOA

KOMENTE