Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj
English

Alarmi, hakerat mund të sulmojnë telefonat tuaj

Berlin, (GJERMANI) 27 Dhjetor 2011, NOA - Në botë përdoren rreth 4 miliardë telefona celularë dhe cilësohen si një nga zhvillimet me të rëndësishme të 20 viteve të fundit në fushën e teknologjisë. Por shërbimi më i domosdoshëm për njerëzit duket se ka një risk.

Sipas një studiuesi gjerman të Kompanisë së Kërkimeve për Sigurinë, Karsten Nohl, kohët e fundit është zbuluar se çdo telefon i rrjetit GSM (Global System for Mobile Communications) mund të hapet nga një përdorues tjetër dhe mund të dërgohen mesazhe dhe bëhen telefonata.

Në prezantimin e studimit në Berlin, Nohl tha se sistemi GSM do të jetë seriozisht i rrezikuar nëse hakerat vendosin ta sulmojnë raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ai shton se problemi me sistemin e telefonisë mobile dhe fikse, është se qytetarët nuk kuptojnë asgjë çfarë ndodh me telefonin e tyre derisa sa arrin fatura me shifra marramendëse.

Nohl nuk ka dhënë detaje sesi dikush tjetër mund të sulmojë sistemin dhe të dërgojë mesazhe apo të bëjë telefonata nga numri i përdoruesit real, por ai thekson se rreziku është i mundshëm për çdo telefon.

Ai thotë se hakerat janë në gjendje të marrin në “kontroll të plotë” të numrit, pasi që nga viti 1990 format e komunikimit me zë dhe me mesazhe në telefona nuk kanë pasur siguri shtesë.

Nohl ka theksuar se sulme të ngjashme janë regjistruar më parë në smartphone dhe është mundësua identifikimi i sistemit që përdorin. Por sipas tij, hakerat ecin hap pas hapi me teknologjinë.

Më të rrezikuara në vitet e mëparshme kanë qenë linjat fikse, ku hakerat zgjidhnin kompani të mëdha për të vjedhur sinjalet dhe të folur në emër të kompanisë.

r.b/NOA

KOMENTE