Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje makabre, vjedhin shtëpinë e vrasin të zonjën
English

Grabitje makabre, vjedhin shtëpinë e vrasin të zonjën

Savona, 28 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- U ishin nënshtruar edhe më parë kërkimeve dhe verifikimeve të policisë, si rrjedhojë e dyshimeve për vjedhje të tjera, por duke folur në telefon tradhtuan veten duke i lejuar policisë që të mbledhë provat e mjaftueshme për ti akuzuar për vrasje.

Dy djem të rinj shqiptarë dyshohet të kenë vrarë mes natës së 14 dhe 15 dhjetorit 88 vjeçaren Rosa Bellino, në apartamentin e saj në Albisola teksa po e vidhnin atë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, autorët e mundshëm të ngjarjes u prangosën nga policia dhe u identifikuan si Viktor Markja 22 vjeç dhe Eugen Dervishi 25 vjeç, që të dy shqiptarë.

Mësohet se viktima ishte zgjuar në mes të natës dhe i kishte gjetur dy hajdutët në shtëpi dhe pasi i kishte pikasur të rinjtë teksa rrëmonin mes sendeve të saj ata e kishin goditur me një objekt të fortë duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Trupi i gruas u gjet i pajetë mëngjesin pasardhës nga një fqinj i së ndjerës i cili kishte lajmëruar menjëherë policinë, pasi kishte gjetur shtëpinë e shkatërruar e të bastisur ndërsa të moshuarën të vdekur në krevat, raporton NOA.al.

Në vijim të hetimeve fillimisht policia siguroi dyshimet mbi dy djemtë, e më pas zbuloi edhe zonën ku ata qëndronin dhe në sajë të përgjimeve telefonike bëri edhe arrestimin e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE