Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakron me thikë bashkëmoshatarin, dy shokët fshehin krimin
English

Masakron me thikë bashkëmoshatarin, dy shokët fshehin krimin

Lushnje, 28 dhjetor 2011, NOA- Një 19 vjeçar nga Divjaka ka rënë në prangat e policisë i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Xhuliano Gjeka, 19 vjeç, dyshohet se në lagjen Nr.3 të qytetit të Divjakës ka goditur me thikë për motive të dobëta 21 vjeçarin Xhuliano F., po nga Divjaka.

Mësohet se i plagosuri pasi u mjekua në spitalin e Lushnjes, u dërgua me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me këtë ngjarje, nisi ndjekja penale në gjendje të lirë për moskallëzim krimi ndaj dy të rinjve, Edi Veliu 22 vjeç dhe Rafael Hamblla 23 vjeç, të cilët heshtën duke fshehur gjurmët e autorit.

Më tej Prokuroria e rrethit të Lushnjes mori në duar materialet në ngarkim të tre të rinjve.

a.y/NOA

KOMENTE
  • arsen01:23 - 29 Dhjetor 2011
    nuk ke te drejt ta prekesh ,dhe jo ta vrasesh tjetrin me thike po drejtoja nje here thiken vetes pastaj drejtoja tjetrit ,.
  • Elida Haruni21:11 - 28 Dhjetor 2011
    shume keqe te arrishe deri ne kete veprime jeta eshte shume e bukure dhe nje dhurate nga zoti nuke ka te drejte asnje te ta marri ate