Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët e Malit të Zi protestojnë për flamur
English

Shqiptarët e Malit të Zi protestojnë për flamur

Tuz, 28 dhjetor 2011, NOA – Pas synimit të qeverisë malazeze për të miratuar një ligj që u ndalon shqiptarëve përdorimin e flamurit kombëtar kuq e zi në vend, shqiptarët e Malit të Zi janë hedhur në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Shqiptarët e Tuzit në Mal të Zi janë të pakënaqur me gjendjen e përgjithshme politike, sociale dhe ekonomike, dhe ata thonë se miratimi i këtij ligji është një provokim i hapur kundër shqiptarëve të Malit të Zi.

Protesta e shqiptarëve vjen si pasojë e gjendjes së rënduar në respektimin e të drejtave njerëzore në përgjithësi, sidomos pas njoftimit për nismën e Qeverisë së Malit të Zi, që synon të miratojë një ligj që ia heq shqiptarëve të drejtën për të përdorur flamurin kombëtar.

Iniciativën për protestë e ka marrë Forumi Demokratik për Integrim (FDI), kurse në mbështetje përveç shumicës së subjekteve shqiptare në Mal të Zi ka dal edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSh).

RrOSh konsideron se tentativa për t’u ndaluar flamurin shqiptarëve është një provokim dhe një prapakthim në politika të represionit.

Rrjeti i Organizatave Shqiptare fton të gjithë shqiptarët e Malësisë t’i bashkangjiten protestës së FDI-së, pasi çdo ndryshim e çdo përmirësim në gjendjen e tyre në shtetin e Malit të Zi do të mund të vijë vetëm nëpërmjet angazhimit të tyre në mbrojtje të identitetit kombëtar.

“Përmes organizimit në aksion populli shqiptar ka qenë në gjendje të mbrojë të drejtat e veta, e sa herë që ka përfunduar i çorganizuar e i fjetur, këto të drejta i janë shkelur e i janë tkurrur. Pra veç ngritja e zërit prej gjithë popullit, konsistenca e këmbëngulja në realizimin e këtyre të drejtave do ta vendosë para përgjegjësisë jo vetëm qeverinë dhe parlamentin e Malit të Zi, por edhe qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat gjithashtu duhet të jenë më aktive në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve të Malësisë së Madhe e të trevave të tjera në Mal të Zi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga RrOSh.

NOA

KOMENTE
  • Mani Zholi17:01 - 28 Dhjetor 2011
    qeverria shqiptare duhet te gjej menyren embrojtjen ete drejtave te shqiptarve ne djaspor e ku do ndodhen