Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sinead O’Connor ndahet, martesa vazhdoi vetëm 16 ditë
English

Sinead O’Connor ndahet, martesa vazhdoi vetëm 16 ditë

Londër, 28 Dhjetor 2011, NOA - Sinead O’Connor me sa duket e ka tepër të vështirë, pasi dhe këtë herë që u duk se gjeti lumturinë e vërtetë përkrah Barry Herridge, me të cilin u martua në Las Vegas në bordin e një Kadillaku të kuq, sërish nuk arriti ta çonte shumë gjatë.

Në këtë mënyrë martesa mes tyre zgjati vetëm 16 ditë.

Në këtë rast Sinead ka marrë përsipër të gjithë fajet: “Është një mashkull i mrekullueshëm dhe e dua – ka shkruar në sitin e saj – por është tmerrësisht jo i lumtur dhe më takon ti jap fund kësaj martese”.

Me sa duket Sinead është përplasur me një Barry, i cili nuk e ka përballuar dot situatën.

“Më vjen shumë keq, por nuk jam një grua e rregullt – shkruan ajo në sitin e saj – Besoj se është tepër e dhimbshme ta pranosh, por kemi kryer së bashku një gabim që ishte dhe si pasojë nxitimi”.

“Nuk ishim të vetëdijshëm dhe ndoshta bëmë gabim duke u martuar kaq shpejt”, - përfundoi ajo.

r.b/NOA

KOMENTE