English

Tensione mes shqiptarëve dhe maqedonaseve në fshatin Vellushinë

Maqedoni, 28 dhjetor 2011, NOA - Banorët shqiptarë të fshatit Vellushinë të Manastirit theksojnë se politika po tenton të manipuloj dhe të krijojë skenare të rrezikshme për jetën dhe pronat e tyre në këtë fshat në afërsi të kufirit me Greqinë.

Në Vellushinë, fshatin e banuar me shqiptarë dhe maqedonas, së fundi janë ngritur tensione dhe zënka midis fshatarëve të dy komuniteteve, pasi që një grup fshatarësh maqedonas akuzuan shqiptarët vendor se po grabisnin pronat e tyre.

“Akuzat janë të pabaza dhe nuk ka asgjë të vërtetë, për atë që na akuzojnë. Ne nuk jemi në një pozitë të tillë, sepse kemi jetën tonë, pronat tona. Kemi blerë pronat e maqedonasve në mënyrë ligjore dhe asgjë tjetër nuk mund të thuhet. Me këtë nënkuptojmë një skenar të përgaditur nga qarqe politike që tentojnë të krijojnë panikë dhe shqetësime për mundësinë e frikësimit të popullatës shqiptare”, theksoi një banor i Vellushinës pwr mediat shqiptare nw Maqedoni.

Siç bëhet e ditur një numër i madh i tokave të fshatarëve maqedonas janë blerë nga shqiptarët, me ç`rast familje të tyre gjenden në emigracion dhe kanë pasuritë e tyre.

“Rritja e tensioneve ka ardhur edhe si rezultat i një komploti politik që po tentohet të krijohet nga përfaqësuesit lokal politik të të dyja kampeve politike, qarqeve të komuniteteve fetare dhe disa mediave lokale, ku bëjnë pjesë edhe gazetarë të caktuar”, thekson një banor tjetër i Vellushinës.

Vellushinasit kërkojnë që të shmangen këto tensione të panevojshme që kanë për qëllim zbrazjen e kësaj zone shqiptare.

NOA/INA

KOMENTE