Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania paraljmëron Sirinë pas sulmit ndaj kritikut të regjimit
English

Gjermania paraljmëron Sirinë pas sulmit ndaj kritikut të regjimit

Berlin, 29 dhjetor 2011,NOA - Pas sulmit ndaj një politikani komunal të të Gjelbërve me prejardhje siriane në Berlin, qeveria gjermanë ka paralajmëruar ambasadorin e Sirisë.

Diplomatit iu bë e qartë gjatë një bisedë se kërcënimi me dhunë ose përpjekja për frikësim kundër opozitarëve sirianë në Gjermani nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë, bëri të ditur Ministria e Jashtme. Politikani i të Gjelbërve dhe kritiku i regjimit në Siri, Ferhad Ahma ishte rrahur gjatë natës së të hënës nga dy burra të panjohur në banesën e tij.

Ahma dhe partia e tij dyshojnë se prapa këtij akti është shërbimi sekret sirian.

NOA

KOMENTE