English

Lady Gaga dhuron një surprizë risi për festat (VIDEO)

SHBA, 29 Dhjetor 2011, NOA - Dhurata e Krishtlindjeve nga ana e Lady Gaga në drejtim të fansave?

Një këngë tërësisht e padëgjuar që mund të shkarkohet falas e cila titullohet “Stuck On Fuckin’ You”.

Ylli i popit e ka njoftuar këtë lajm në profilin e saj në Twitter, ku më pas ka bërë të ditura dhe disa prapaskena mbi kompozicionin dhe regjistrimin e këngës.

Duhet thënë se kjo këngë është komplet jashtë të gjitha skemave muzikore të Lady Gaga, pasi është një muzikë bluz e regjistruar me kitarë, vokal, bateri në një version thuajse akustik.

Kënga ka vetëm pak ditë që është publikuar në rrjet dhe duhet thënë se ka korrur një sukses tejet të madh, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Ndiqeni më poshtë këngën vërtet interesante dhe risi në repertorin e këngëtares.

r.b/NOA

353
KOMENTE