Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Maqedoni 580 xhami dhe 1842 kisha
English

Në Maqedoni 580 xhami dhe 1842 kisha

Shkup, 29 dhjetor 2011, NOA - Në Maqedoni janë të regjistruara 1842 kisha ortodokse krishtere në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe 580 xhami në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame.

Këto të dhëna janë pjesë e publikimit të ri "Harta e objekteve fetare në Republikën e Maqedonisë" të botuar nga Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve religjioze.

Promovimi i këtij publikimi u bë mbrëmë në Shkup, ku në mënyrë të detajuar janë pasqyruar të gjitha objektet fetare të të gjitha besimeve në Maqedoni.

Mes 2466 objekteve fetare janë përfshirë edhe 29 kisha katolike, 12 kisha ungjillore metodiste dhe tre tempuj fetar të bashkësisë hebraike.

Numri më i madh i kishave është në Arqipeshkvinë Prespano-Manastirase, ndërsa numri më i madh i xhamive në pronësi të Myftinisë së Shkupit.

Kryetarja e Komisionit, Valentina Bozhinovska theksoi se vitin e ardhshëm pritet të realizohet projekti, për ngritjen e ambienteve për rituale fetare pranë burgjeve të vendit.

INA/NOA

KOMENTE