Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bardh në Zi
English

Bardh në Zi

"Do të dija që në vend të këtyre pikturave të mëdha të zymta, të shohim edhe shumë mikroprocese shoqërore dhe ekonomike, po edhe politike, që në shikim të parë nuk impresionojnë, por megjithatë paraqesin një tablo tjetër, të energjive dhe përpjekjeve që i bëjnë njerëzit e zakonshëm dhe entuziastë të shumtë, që punojnë ndershëm, krijojnë vlera"...

Nga Shkëlzen Malqi

Ka lëvizje dhe pozitivitete në Arkipelagun Albanicus, ndaj të cilave nuk duhet të jemi të verbër.

Në ndërrimin e moteve, në krahasim me botën e madhe që kërcënohet nga krizat dhe lëvizjet e reja, përshtypja është se asgjë e madhe nuk po ndodh në botën tonë shqiptare. Duket sikur ne po jetojmë në izolim, në një arkipelag ishujsh (Albanicus), ku me ngadalë depërtojnë ndikimet, madje edhe lajmet për kërcënimet për shembje tektonike të sistemeve të mëdha dhe revolucionet.

Ne po merremi më shumë me të kaluarën tonë, me disa libra të memuaristikës, me biografinë e diktatorit të pamëshirshëm, me polemika të kota të akademikëve të matufosur që flasin me logjikën foshnjore, që s’ka të bëjë me problemet e sotme, por janë pasojë e smirave për privilegjet dhe uzurpimet e dikurshme të dijeve dhe gradimeve shkencore dhe sociale, që tani duan t’i kenë edhe të privilegjuarit dhe uzurpatorët e sotëm.

Kemi ambiente ku elitat politike dhe liderët akuzojnë njëri-tjetrin për paaftësi dhe dështime, shajnë njëri-tjetrin me epitete denigruese, i bëjnë gropa njëri-tjetrit në mënyrën që qëllimin nuk e ka denoncimin ligjor me prova, që pastaj kërkon hetime serioze dhe ngritjen e padive që çojnë drejt vendosjes së drejtësisë dhe ndëshkimit të korrupsionit, krimit dhe të gënjeshtrave, por qëllimi është që të krijohet një tymnajë e përgjithshme ku pezullohet drejtësia dhe gati asnjë akuzë nuk procedohet, dhe asnjëri që akuzon nuk mban përgjegjësinë për fjalën publike.

Nuk ka mbet më asnjë autoritet që nuk kontestohet; as i pushtetit, as ai publik, as i forumit ose të intelektualit të paanshëm që e gëzon respektin e zërit të dinjitetshëm. Autoriteti gjithandej është i përbaltur, i mbytur në kakofoni, në lëmsh zërash që nuk di nga burojnë dhe si do të mund të vendosen vijat e identifikimit se çka përfaqësojnë,dhe çfarë ofrojnë realisht, kush është progresist dhe kush konservator, kush i majtë dhe kush i djathtë, a ka fare margjina në një rrëmujë e cila e tëra synon qendrën, pa e ditë se çka është, nga duhet filluar matjen, sa fytyra dhe sa gojë i ka secili protagonist, dhe çka do të ndodhë në lëmshin ku secili është edhe brejtës edhe i brejtur, kafshues i tjetrit dhe i kafshuar nga tjetri…

Kjo pasqyre e zymtë mund të nxihet dhe të katranoset edhe më… Por nuk di, a ka ndonjë dobi prej kësaj, dhe mos me këtë prirje që gjithçka të shihet si e keqe, e mbrapshtë, e sëmurë, e padenjë, e pavlerë, vetëm i kontribuojmë kakofonisë dhe një ndjenje të përgjithshme depresive.

Do të dija që në vend të këtyre pikturave të mëdha të zymta, të shohim edhe shumë mikroprocese shoqërore dhe ekonomike, po edhe politike, që në shikim të parë nuk impresionojnë, por megjithatë paraqesin një tablo tjetër, të energjive dhe përpjekjeve që i bëjnë njerëzit e zakonshëm dhe entuziastë të shumtë, që punojnë ndershëm, krijojnë vlera, negociojnë, kapërcejnë barriera, thyejnë akullnajat, hapin rrugë… dhe pak nga pak krijojnë realitet të ri…Dhe këtu, edhe ata që atakohen, pushteti dhe opozita, institucionet, instancat kontrolluese, organizatat e pavarura, shumë organizata dhe individë, megjithatë edhe kontribuojnë me ritmin e pandalshëm të jetës, duke realizuar projekte infrastrukturore, ligje stabilizuese, inaugurime institucionesh të munguara, komunikime dhe këmbime me botën, huazime të përvojave pozitive…gjë që atë plehun e kakofonisë ndoshta edhe shfrytëzon si humus, si pleh, ku edhe kultivohet hap pas hapi një realitet i ri, një godinë që edhe nuk ka mundur të bëhet brenda natës, e as pa hezitime, mundime, rezistenca dhe obstruksione.

Është vërtet për t’u çuditur se si ai këndvështrim mohues, që gjithçka sheh vetëm zi, nuk di të dallojë nuancat dhe pulsimet e proceseve, mbirjet dhe ndërtimet e pozitivitetit në atë negativitet që përflitet zhurmshëm…Sa egër dhe pa asnjë sens ndaj realitetit, ndaj kufizimeve, ndaj konfiguracionit të fuqisë dhe të rendit ndërkombëtar, mohohen përpjekjet e Republikës ende të mitur dhe të papërfunduar të Kosovës, që të avancojë pozitën dhe fuqinë e saj, që nuk mund të ndodhë brenda natës, nuk mund të dekratohet, por është ai proces edhe i kundërthënshëm, edhe me ngecje, edhe me kompromise, por që çon përpara drejt maturimit…

Nuk po dua të kuptohem sikur po bëhem avokat i pozitivitetit që dikush atëherë e interpreton si mbështetës të pushteteve që i krijojnë dhe i mbajnë, sipas tyre, këto moçale dhe zymtësi në botën shqiptare. Desha vetëm të them se ka lëvizje dhe pozitivitete në Arkipelagun Albanicus, ndaj të cilave nuk duhet të jemi të verbër.

NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi17:40 - 30 Dhjetor 2011
    NJE MENDIM. Mos duhej ky titull shkrimi:Te bardhat midis te zezes? Bardh ne zi,me shkon mendja sikur te kemi nje gjendje zije,si te kish ndruar jete nje personalitet dhe ne kete zi,eshte e bardha,apo duhet te verejme te bardhat.Shqiptaret tani s'jane ne perjudhe zije.