English

Disa nga teoritë më të famshme astronomike (FOTO)

Që nga shekulli i dytë p.e.r. e deri në periudhën e mesjetës, mund të themi se autoriteti kryesor shkencor në fushën e astronomisë ishin teoritë e filozofit grek Klaud Ptoleme.
Që të gjitha përpjekjet për hulumtimet shkencore dhe studime në fushën e astronomisë, bazoheshin në veprat e Ptolemeut, nga të cilat duhet veçuar punimi Almagest, në të cilin trajtohej edhe tema e lëvizjeve planetare, ku modeli i tij planetar (edhe pse me defekte të shumta), konsiderohet të jetë edhe kontributi i tij kryesor shkencor i cili do të pasohej për shekuj me radhë. Mirëpo e tërë kjo do të ndryshonte me ardhjen në skenë të dijetarëve
myslimanë, të cilët ruajtën veprat shkencore të grekëve, të cilave u kanosej rreziku për shkatërrim nga fundamentalizmi religjioz i krishterë, meqë këto mësime binin ndesh me doktrinat e kishës katolike. Po, shkencëtarët myslimanë, përveç qëllimit për të ruajtur trashëgiminë shkencore të grekëve, gjatë
interpretimit të tyre, ata korrigjuan dhe përplotësuan në masë të madhe ato punime. Më pas shkencëtarë të tjerë erdhën dhe zbuluan teori të ndryshme, ku ne po japim disa foto nga teoritë astronomike më të famshme.

KOMENTE