English

Konspiracion Kosova, të pathënat për luftën

Punuar nga: Profesor Eroll Velija
Dritehijet e pergatitjes se sulmit ne Jugosllavi. Interesat e verteta amerikane dhe mediatizimi i konfliktit. Dyshimet per masakren e Recakut dhe roli i CIA-s ne UCK. Te rrefyera nga nje gazetar amerikan qe rishkruan historine e nje shekulli.

Ndersa lajmet per nisjen e negociatave per percaktimin e statusit final te Kosoves kane zene vendin kryesor ne faqet e shtypit apo kronikat televizive, pakkush kujtohet te permende apo te shkruaje per gjithe ato ngjarje qe cuan deri ne celjen e ketyre bisedimeve.

Dhe shume me te pakte jane ata qe shtyhen edhe me ne kohe, ne ditet e bombardimeve te Jugosllavise nga forcat e NATO-s apo tek periudha qe i parapriu nderhyrjes ushtarake.

E megjithate, nje perkim i thjeshte ka bere qe nje liber, qe analizon pikerisht kete periudhe, te dale ne shqip ne te njejten kohe me lajmin per nisjen e bisedimeve diplomatike. “CIA dhe ushtria amerikane” me nentitull “Nderhyrjet ne vende te ndryshme te botes qe prej luftes II boterore” i gazetarit te njohur amerikan Uilliam Blum, botuar nga “Toena”, duke bere me shume se gjysme shekulli histori boterore, i kushton nje kapitull te vecante edhe luftes se Kosoves.

Jo nje histori e thjeshte si ajo qe mund te sherbeje per tekstet e shkolles. Por nje histori e rrefyer nga kendi i atij qe cdo ngjarje historike e lidh me interesat e fshehta, me zbulime e me kunderzbulime.

A mund te shihen dhe ngjarjet e Kosoves keshtu? Studiuesi Blum thote qe po dhe sjell nje pamje krejt te ndryshme nga ajo qe jemi mesuar te shohim deri me sot. Sepse per te, nese Shtetet e Bashkuara nuk do te kishin interesat e tyre te vecanta ne rajon, lufta nuk do te kishte gjasa te ndodhte.

Por per te arritur deri tek sulmi, Blum rrefen nje mori detajesh, pergatitjesh, planesh sekrete, qe kishin nje qellim te vetem: ndezjen e konfliktit qe do te shpinte ne shkaterrimin e Jugosllavise. Sic e kerkonin Shtetet e Bashkuara.

Kush shtyp kë?

Pjesa me e madhe e analisteve te krijojne pershtypjen se shtypja etnike ne Kosove perbehej vetem nga shtypja sistematike e kosovareve shqiptare nga ana e serbeve.

Ky imazh corientues sherben per te justifikuar demonizimin e madh te serbeve dhe nderhyrjen e NATO-s ne Kosove, - e vleresuar si shembull i nje idealizmi te ri ndermjet fuqive perendimore, me mungese prirjeje per te toleruar tiranine e me nje shqetesim te patundshem per parimet humanitare – por e shpjegon shume pak te verteten e krizes ne Kosove dhe rrenjet e saj ne konfliktin etno–komunitar.

Per Uilliam Blumin eshte nje fakt i dokumentuar qe perpara vitit ’90 qe pergjegjesja krysore per shtypjen etnike ne Kosove nuk ka qene udheheqja serbe, por ajo e bashkesise shqiptare. Blumi shkruan se per shume vite, nacionalistet shqiptare kane qene pergjegjes per shtypjen sistematike te serbeve ne kete zone.

Ne vitin 1982 per shembull, “Nee York Times” fliste keshtu per konfliktin: “Nacionalistet (shqiptare) kane nje platforme prej dy pikash”, sipas Beqir Hotit, sekretari ekzekutiv i partise Komuniste te Kosoves, “e para eshte krijimi i asaj qe ata e quajne krijimi i nje republike shqiptare etnikisht kompakte dhe tjetra eshte bashkimi me Shqiperine per te formuar Shqiperine e Madhe”.

Pese vjet me vone, sipas Blum-it, gjendja e pakices serbe ne province ishte perkeqesuar dramatikisht, duke arritur ne kushte thuajse kritike. Ne vitin 1989, si pergjigje te pjesshme ndaj represionit kunder serbeve nga ana e shqiptareve, Sllobodan Milloshevici ua hoqi autonomine.

Pozicionet u kembyen dhe ata qe ishin viktima u kthyen ne xhelate. Qeveria qendrore e Serbise vendosi nje regjim aparteidi ndaj bashkesise shqiptare. Si kunderpergjigje, shqiptaret e Kosoves nisen nje lufte intensive per autonomi, duke perdorur mjete paqesore si bojkotime, manifestime, greva.

Por levizja e tyre vepronte nen mosperfilljen e bashkesise nderkombetare, duke bere keshtu pak perparime. Uilliam Blum ne librin e tij citon profesorin Shtefen Cunes, i cili ve ne dukje se si, per shkak te ketij deshtimi, ne vitin 1997 Ushtria Clirimtare e Kosoves, UCK, mori nje rol te dores se pare ne levizje.

Megjithate, sipas Blumit, ky grup i armatosur, i perbere nga ultranacionaliste, ishte ne menyre te konsiderueshme me pak i priruri per te bere kompromise ose per te garantuar te drejtat e pakices serbe ne nje Kosove te pavarur ose autonome. UCK-ja filloi ne vazhdim te sulmonte ushtare e civile serbe.

Kerkime pretekstesh.

Ne fakt do te ishin pikerisht keto sulme ato qe ne vitin 1998 do te nxitnin reagimet gjithmone e me te ashpra te ushtrise serbe, deri sa situata te perkeqesohej deri ne ate pike, sa te kerkohej nderhyrja e NATO-s. Ne librin e tij, Uilliam Blum eshte i bindur se sulmet e ushtrise kosovare kishin pikerisht kete qellim.

Per ta vertetuar kete, ai zbardh rrefimin e historianit anglez Mark Almond, i cili tregon se “perpara se te shperthente kriza aktuale, njeri nga udheheqesit e UCK-se pranoi se strategjia e tyre ishte ajo e te provokuarit te hakmarrjes nga ana e serbeve, per te fituar me pas mbeshtetjen e shqiptareve te perendimit.

Keto jane strategjite klasike partizane”. Por nga ana e saj, qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes e kishte projektuar nderhyrjen ushtarake ne Kosove shume me perpara sesa konflikti te arrinte permasat dramatike.

Qe prej 12 gushtit te vitit 1998, komiteti politik republikan i Senatit te Shteteve te Bashkuara theksonte se: “projekti per nje nderhyrje ne Kosove nga ana e NATO-s, drejtuar nga Shtetet e Bashkuara eshte ne pjesen me te madhe i perfunduar.

i vetmi element qe mungon, duket te jete nje rrethane – bashke me nje mundesi mbulimi nga ana e medias – qe ta beje politikisht te shitshme nderhyrjen… Eshte gjithmone me e qarte qe Klintoni po pret ne Kosove nje faktor shperthyes”

Blum rrefen se ne nje raport te shperfaqur ne Parlamentin federal gjerman, sipas mendimit te nje personi te brendshem te qeverise, qe zoteronte informacione te rezervuara, del se qe prej fillimit te presidences se Klintonit, ishte marre parasysh nje operacion i fshehte dhe i perbashket ndermjet SHBA-se dhe Gjermanise, i emertuar me kod “Operacioni Rrenja”.

Operacioni kishte kishte projektuar shkrirjen e tensioneve etnike, per te arritur shperberjen e Jugosllavise, duke i shkeputur Kosoven, Malin e Zi e Vojvodinen. Raporti i Parlamentit gjerman tregon se metodika e operacionit nenkuptonte izolimin e Kosoves – burimi kryesor per lende te pare per Jugosllavine – nepermjet autonomise se pergjithshme, pavaresise se plote ose me ane te aneksimit me Shqiperine; favorizimin e shkeputjes se plote te Malit te Zi, - dalja e vetme ne Adriatik qe i kishte mbetur Serbise dhe shkeputjen e Vojvodines, hambari i vendit dhe burimi i lendeve te para.

Bashkimi i ketyre tre faktoreve do te kishte cuar ne renien e plote te Jugosllavise, qofte si shtet i pavarur, qofte si force industriale qe sillte te ardhura.


CIA ne ndihme te UCK-se

Kur ne shkurt 1998 UCK-ja filloi te kryente sulme te organizuara, i derguari special i SHBA-se ne Ballkan, Robert Gelbard, gjate nje vizite ne Beograd lavderoi Sllobodan Miloshevicin dhe e damkosi Ushtrine Clirimtare te Kosoves si nje grup terroristesh.

Per Uilliam Blumin eshte e qarte se ne nje njejten kohe, Gelbardi nuk kishte arritur te dallonte qarte shtypjen e ushtruar nga ushtria serbe dhe vrasjet e shpernguljet e shqiptareve te Kosoves.

Pasoja e kesaj nisme diplomatike e amerikaneve ishte e parashikueshme. Xhim Huper, i Institutit te Ballkanit, arrin ne kete perfundim: “Hollbruku bente lojen e Milloshevicit, duke ia sjelle atij kulacin dhe duke u dhene shqiptareve kerbacin.

Milloshevici i kuptoi keto leshime si hapje rruge per te realizuar shtypjen dhe perdori grushtin e hekurt si ne Kosove, ashtu dhe ne vete Serbine, duke u hequr autonomine universiteteve e duke u leshuar kunder mediave te pavarura”.

Vetem pak muaj me vone Shtetet e Bashkuara filluan te mbeshtetnin hapur UCK-ne.

Ne te njejtin vit kur guerilasit irredentiste shqiptare ishin etiketuar publikisht nga SHBA-ja si nje grup terroristesh – por mbase qe nga viti 1996 – CIA kishte krijuar tashme lidhje te fshehta me terroristet.

Sipas “Sunday Times”-it te Londres: “Disa agjente te zbulimit amerikan kane pranuar se kane dhene njefare ndihme duke stervitur Ushtrine Clirimtare te Kosoves perpara bombardimeve te Jugosllavise nga ana e NATO-s si dhe qe UCK-ja ka pranuar te kete pasur per nje kohe te gjate lidhje me zbulimin amerikan e europian.

Shaban Shala, nje komandant i guerrilasve kosovare, ka deklaruar se ne vitin 1996 ka takuar agjente angleze, amerikane e zviceriane ne Shqiperine e veriut.

Agim Ceku, komandant i UCK-se ne fazat me te vona te konfliktit kishte krijuar kontakte me amerikanet fale veprimtarise se tij ne ushtrine kroate, e cila ne ate kohe ishte modernizuar me ndihmen e “Military Professional Resources Inc.”.

Nderkohe,per te vertetuar perfshirjen e CIA-s ne drejtimin aktiv te operacioneve ushtarake te UCK-se, Blumi citon nje tjeter burim te Agjencise: “Une u thosha guerrilasve te UCK-se se cilen koder duhej te shmangnin apo se cilit pyll duhej t’i binin perqark. Informacione te ketilla”.

Masakra apo skenare?

Si pergjigje ndaj shtimit te gjakderdhjes, ne shtator te vitit 1998 Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara paralajmeroi nje armepushim dhe i derguari i Shteteve te Bashkuara, Ricard Hollbruk ndermjetesoi nje marreveshje mes Serbise e UCK-se.

Per Uilliam Blumin, nje tjeter skenar: marreveshja e ndermjetesuar nga SHBA u mundesonte guerrilasve nje nderprerje te operacioneve ushtarake, duke u dhene kohen e duhur per t’u riorganizuar e riarmatosur, por edhe atyre qe e deshen kohen e duhur per te pergatitur mesymjen e pranveres 1999.

Blum shkruan se pas armepushimit te tetorit, UCK-ja, sipas parashikimeve, shkeli afatet e marreveshjes, duke filluar nje vale te re sulmesh, te cilat cuan ne deklarimin e autoriteteve serbe se nese vezhguesit perendimore nuk ishin ne gjendje ta kontrollonin kete njesi, kete do ta bente qeveria.

Per Blumin, masakra e Recakut qe padyshim nje nga ngjarjet kyce qe justifikuan nderhyrjen e Aleances Atlantike. Gjetja e trupave ne fshatin kosovar te Recakut, luajti nje rol teper te rendesishem per futjen e NATO –s ne lufte.

Blumi mbeshtet idene se vertetesia e masakres se kryer nga forcat serbe mbi civilet shqiptare ka dritehijet e veta. Ai sjell ne kujtese faktin se pas masakres, Bashkimi Europian rekrutoi nje skuader mjekesh ligjore finlandeze per te hetuar rreth shkaqeve te vdekjes. Blum thote se raporti i tyre u mbajt i fshehte per dy vjet.

E perditshmja gjermane “Berliner Cajtung” tregonte se hetuesit nuk ishin ne gjendje te percaktonin nese viktimat ishin civile apo jo, apo nese ishin nga Recaku.

Sidoqofte, eshte menduar se masakra e ndodhur ne Recak, perfaqesonte shembullin me te urryer te politikes sistematike te genocidit kunder bashkesise shqiptare te Kosoves.

Per Blumin, raportet e brendshme zyrtare te qeverise gjermane, tregojne qarte se si Berlini, - i cili publikisht mbeshteste me force nderhyrjen e NATO –s, privatisht e mohonte ekzistencen, si te spastrimeve etnike, ashtu dhe te genocidit.

Per te, dokumentet e hartuara nga Ministria e Jashtme gjermane, si pergjigje ndaj kerkesave te gjykates ne raport me statusin e emigranteve kosovare ne Gjermani, tregojne qe shmangia e vemendjes nga genocidi dhe spastrimet etnike, nuk ishin thelbi i nderhyrjes se NATO-s.

Perkundrazi, per Uilliam Blumin keto dokumente pohojne ne konfliktin kosovar ne menyre te drejteperdrejte qe asnje krim i ketij lloji nuk eshte kryer, as nga njera e as nga tjetra pale.

Ne mars te vitit 1999, vetem dy jave perpara fillimit te bombardimeve nga NATO-ja, Gjykata e Larte Administrative e Mynihut nxirrte kete perfundim: “Ne republiken Federale te Jugosllavise, etnia shqiptare e Kosoves, nuk ka qene dhe as eshte ekspozuar ndaj persekutimit ne grup, ne shkalle vendore apo kombetare”.

Perse Kosova?

Per Uilliam Blumin eshte gje e rralle qe drejtuesit perendimore te nderhyjne ne konfliktet vendore me kaq vendosmeri e ashpersi, te pakten nese nuk kane ndonje interes te vecante per ta bere kete.

Blumi shkruan se thelbi i perparesive perendimore ne Kosove eshte zbuluar pafajesisht nga vete Presidenti Klinton: “Nese do te kemi nje marredhenie te forte ekonomike, te afte per te kuptuar kapacitetet tona per te shitur neper bote, Europa sigurisht qe do te kete nje pozicion kyc”. Per Blumin, kjo eshte arsyeja e Kosoves.

Per historianin eshte e rendesishme te theksoje se deri ne c’pike ishte e motivuar nderhyrja ne Kosove nga objektivi amerikan.

Per kete, ai sjell argumentat e Xhim Xhantrasit, te Institutit “Kato”: “Nderhyrja ne Kosove synonte ta shnderronte NATO-n, nga nje aleance mbrojtese ne nje organizate paqeruajtese ne nivel rajonal, nje mini OKB, me pergjegjesi qe nuk kane lidhje me zonen, nje rruge e sigurt per Bosnjat dhe Kosovat e tjera gjate rruges.

Nese administrata e Klintonit dhe Aleanca Atlantike do te kene sukses ne Kosove, mund te presim kudo, dhe mbi te gjitha ne Kaspik aventura te reja te ketij tipi, por shume me te rrezikshme”.

Uilliam Blum shkruan se Shtetet e Bashkuara sundojne Evropen Qendrore e Lindore jo vetem ushtarakisht, por edhe fale Nismes se Bashkepunimit Ekonomik te Europes Juglindore (SECI), e cila planifikon ristrukturimin e mundshem te te gjithe rajonit, sipas nevojave te ekonomise globale dhe ku jane perfshire sektoret e rinj, te privatizuar kohet e fundit, te energjise, te naftes, telekomunikacionit, kerkimeve shkencore e te veprimtarive bankare.

Ne kete pike, Jugosllavia mbetej i vemi vend i rajonit, qe nuk donte te merrte pjese ne SECI e ne projektet e tij te drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, projekte te vena ne zbatim per te shtrire hegjemonine amerikane ne Evrope.

“Nje mesim pra, -shkruan Uilliam Blum, qe sapo ishte dhene: kush nuk pranon te nenshtrohet, duhet te shtypet. Dhe duke shtypur rebelin, jep nje shembull te gjithesishem”.

Nje shembull qe shqiptareve ne fakt pak u intereson. Sepse megjithe skenaret e mundshem te sherbimeve te fshehta, megjithe interesat amerikane, sulmi i NATO-s ne Jugosllavi ishte hapi i pare drejt negociatave per pavaresi, qe tashme jane ne rendin e dites.
botuar origjinal nga:
Profesor Eroll Velija

KOMENTE