Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Modelet e ndryshimeve klimatike mund të nënvlerësojnë pafund zhdukjen e llojeve
English

Modelet e ndryshimeve klimatike mund të nënvlerësojnë pafund zhdukjen e llojeve

Parashikimet për humbjen e kafshëve dhe shumëllojshmërinë bimore në mbarë botën janë të zakonshme sipas modeleve të ndryshimit te klimës në të ardhmen. Por një studim i ri tregon se per shkak se keto modele të klimës nuk llogarisin konkurrencën mes llojeve dhe levizjen e tyre, ato mund të nënvlerësojnë së tepërmi zhdukjen e ardhshme të llojeve.
"Ne kemi modele meteorologjike vërtete të sofistikuara për të parashikuar ndryshimet klimatike", thotë ekologu Mark Urban, autori kryesor i studimit. "Por në jetën e vërtetë, kafshët lëvizin, konkurrojnë mes tyre, parazitojnë, dhe hanë njeri-tjetrin. Shumica e parashikimeve tona nuk përfshin këto ndërveprime të rëndësishme".
"Mjaft studime eksperimentale kanë treguar se llojet janë tashmë në lëvizje në përgjigje të ndryshimeve klimatike", thotë Urban, asistent profesor i ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Konetikat-it. "Per shembull, ndërsa temperaturat rriten me kalimin e kohës, kafsheët dhe bimët që nuk mund të durojnë të nxehtit lëvizin drejt lartësive të mëdha, ku temperaturat janë më të ulëta".
"Por jo të gjitha llojet mund të shpërndahen shpejt mjaftueshëm drejt këtyre vendeve më të përshtatshme para se të vdesin", bën të ditur Urban. "Dhe nëse ato vendosen në keto habitate më të mira, mund të mos jenë në konkurrence me llojet që gjenden atje - ose ato që janë vendosur atje më parë."
Me bashkë autorët Josh Tewksbury dhe Kimberly Sheldon nga Universiteti i Uashington-it, Urban krijoi një model matematikor që merr në konsideratë ritmet e ndryshueshme të migrimit dhe intensitetin e ndryshëm të konkurrencës të vërejtur në komunitetet ekologjike.
Qëllimi ishte të parashikoheshin se sa lloje të suksesshme brenda këtyre komuniteteve do të zhvendoseshin në habitate krejtesisht të reja.
Rezultatet e tyre treguan se kafshët dhe bimet qe mund të pershtaten me ndryshimin e klimes do të kenë një avantazh konkurrues ndaj atyre që nuk bëjnë këtë.

punoi: Vinela Refugjati
mjeke veterinere

KOMENTE