Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshimi i motit nuk shkakton dhembje koke
English

Ndryshimi i motit nuk shkakton dhembje koke

Studimi i një Universitetit të Vjenës hodhi poshtë besimin se elementët klimaterikë janë shkaktarë të dhembjes së kokës.
Ekziston një besim i gjerë se era e fortë, ndryshimet e menjëhershme në presionet barometrike, mungesa apo teprica e dritës dhe ndërrimi i stinëve, shkaktojnë tek shumë njerëz dhembje të kokës.
Një grup neurologesh austriake i kërkuan Institutit Qëndor të Metereologjisë dhe Gjeodinamikes, një studim të gjerë që përfshiu 238 paciente, nga të cilët 87,8 përqind të seksit femër dhe me një moshë të mesme prej 42 vitesh.
Keshtu, ekspertët kishin të dhënat atmosferike të secilës zonë ku jetonin pacientët dhe në çdo mbrëmje, secila prej tyre i përgjigjej 59 pyetjeve rreth menyrës se si ndiheshin.
Rezultatet treguan se variacioni i shëndetit të të testuarve, nuk kishte ndonjë lidhje evidente me luhatjen e klimës. Lidhja e dhembjes së kokës me ndryshimet klimaterike, sipas ekspertëve, është pergjithësisht psikologjike.
Sipas tyre, njerzit përpiqen të gjejnë një arsye për të shpjeguar se përse ndihen keq fizikisht dhe akuza më e natyrshme eshte ajo qe i bëhet klimës.

KOMENTE