Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rregulla të pavdekshme që duhen zbatuar nga të gjithë
English

Rregulla të pavdekshme që duhen zbatuar nga të gjithë

Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çuditshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për familjen Flanagan, e cila para pak ditësh ka humbur kreun e saj. Mendi dhe Pol Flanagan do të festonin 10-vjetorin e martesës.
Por Paul u sëmur nga kanceri një vit më parë dhe vdiq. Çifti ka dy fëmijë: Toms dhe Lusi, me të cilët Pol ishte shumë i lidhur. Aq shumë sa vendosi t’u linte një manual me 28 rregulla se si të bëheshin njerëz të arritur kur të rriteshin.
Sipas “Daily Mail”, Pol që nga momenti që mësoi sëmundjen e tij filloi të mendonte për mënyrat e ndryshme me të cilat do të mund të komunikonte me fëmijët në kohën që nuk do të ishte më.
Një nga gjetjet e tij ishte krijimi i një biblioteke me të gjitha librat më të mirë që ai kishte lexuar, duke lënë në çdo faqe të parë të çdo libri nga një mesazh për fëmijët e tij.
Rregullat e një babai, për t’u ndier i plotësuar:
1- Bëhuni të sjellshëm dhe korrekt. Zbatoni rregullat e tavolinës. Shumë njerëz mund t’ju etiketojnë vetëm nga mënyra se si mbani pirunin dhe thikën.
2- Ndihmoni të tjerët edhe pse mund të keni problemet tuaja. Kjo gjë do të vlerësohet nga njerëzit dhe do t’ju gjenden afër kur të keni nevojë.
3- Tregohuni kurajozë. Është e rëndësishme të shikoni veten në pasqyrë dhe mos t’ju vrasë ndërgjegjja.
4- Jini të thjeshtë. Mos mendoni kurrë se mund të turpëroheni.
5- Mësoni nga gabimet tuaja. Ju siguroj që do të bëni shumë, por të paktën përdorini.
6- Mos flisni kurrë pas krahëve të dikujt. Do të dukeni shumë keq në sytë e të tjerëve.
7- Ruani qetësinë. Nëse dikush ju mërzit, mos reagoni menjëherë.
8- Kënaquni. Nëse kjo do të thotë që duhet të rrezikoni ndonjë gjë, ashtu qoftë.
9- Bëni bamirësi nëse mundeni, është shumë e lehtë dhe shpërblyese.
10- Për ju gota duhet të jetë gjithnjë gjysmë plot, asnjëherë e kundërta.
11- Fjalën “Po” bëjeni instinktin tuaj. Kërkoni arsye për të bërë diçka dhe jo një arsye për të thënë “Jo”.
12- Jini dorëlëshuar. Mund të merrni gjithnjë më shumë nëse u jepni të tjerëve më shumë nga sa meritojnë.
13- Pranoni gjithnjë një ftesë për festa.
14- Kurrë, në asnjë rast, mos e braktisni një shok në nevojë. Do të fshihja dhe një të vdekur për shokët e mi, nëse ma kërkojnë. Kjo është dhe arsyeja përse i kam zgjedhur me shumë kujdes.
15- Gjithnjë kërkoni një shërbim shumë të mirë dhe asnjëherë mos lavdëroni shërbimin e keq të dikujt.
16- Trajtojini të gjithë si të barabartë me ty, pavarësisht nëse i përkasin një shtrese tjetër sociale.
17- Respektoni gjithnjë moshën, sepse mosha tregon drejtësi.
18- Jini gjithnjë gati të vini në plan të parë interesat e të afërmve tuaj.
19- Jini krenarë për veten dhe për familjen nga vini.
20- Bëhuni ambiciozë, por jo lakmitar. Gjithçka duhet ta arrini me shumë punë.
21- Jetojeni ditën, bëni gjithnjë diçka që ju bën për të qeshur.
22- Jepni më të mirën në shkollë.
23- Gjithnjë paguani aq sa mund të përballoni.
24- Kurrë mos u dorëzoni. Dy ushtarët e mi të vegjël nuk kanë baba, por ju jeni të fortë, me zemër të madhe dhe trima. Keni mbështetjen e familjes dhe miqve.
25- Të qash nuk rregullon asgjë. Kurrë të mos ju vijë keq për veten, të paktën jo për një kohë të gjatë.
26- Kujdesuni për trupin tuaj dhe ai do të kujdeset për ju.
27- Mësoni një gjuhë të huaj, ose të paktën tentoni.
28- E fundit: Bëni të lumtur nënën tuaj dhe kujdesuni shumë për të.
Ju dua shumë të dyve.
Me gjithë zemër
Babi.

KOMENTE