English

Shkaku i rritjes së karburantit është mbrojtja e mjedisit - shprehet Bardhi Sejdarasi

Ardhja e Vitit të Ri 2012 ka sjellë dhe risi të reja në çmimin e karburanteve. Tani njërëzit duhet të mendohen mirë, të llogarisin mirë kohën e tyre duke patur një plan të qartë se ku do të lëvizin, para se të ndezin makinën e tyre.
Por përfaqësuesit e bizneseve importuese të lëndëve djegëse, deklarojnë se këtë herë nuk është biznesi që ka sjellë rritjen e çmimeve në tregun e brendshëm të karburanteve.
Bardhi Sejdarasi në një intervistë të dhënë për mediat si drejtor i përgjithshem i “Bisness Albania” u shpreh se tarifimi i karburantit me 8,4 lekë për litër bëhet me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe kjo shumë do të shkojë tek tatimet.
Ai shtoi se dhe në tregun e bursave ndërkombëtare pati një rritje të çmimit të karburanteve, gjë që pritet shumë shpejt, në ditët në vijim të pasqyrohet dhe në tregun tonë.
Që nga dita e hënë një litër naftë është shitur me një çmim prej 185 lekësh, ndërsa një litër benzinë
kushton 187 lekë

KOMENTE
  • Nofulla13:12 - 10 Janar 2012
    Si mundet te kuptojme sa me shume para per karburantin, me shume mbrohet mjedisi???!!!!!. ate ku ta kene....