Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2012 > Lajmet e datës 11 Janar 2012
 

Nisin praktikat profesionale për mësuseit e ardhshëm

Çdo student që ka mbaruar universitetin dega mësuesi, do të fillojnë në mënyrë të detyrueshme praktikën profesionale pranë shkollave që do të caktohen.Të Këtë e pohon drejtori i arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Veisiu, i cili thekson se kjo praktikë do të fillojë që këtë vit.
Dikush që ka mbaruar për matematikë do të bëjë praktikën profesionale për matematikë ose dikush që ka mbaruar për gjuhësi do të bëjë praktikën për gjuhësi pra për atë degë që ke mbaruar, për atë do bësh dhe praktikën profesionale.

Praktika profesionale do të zgjasë një vit nën mbikëqyrjen e një mentori në shkollat që do të vendosen për të realizuar praktikën profesionale. Kështu të gjithë ata që do të trokasin në drejtoritë arsimore për punë pasi të kenë dhënë provimin e shtetit duhet të kenë bërë praktikën profesionale, pohon Fatmir Veisiu duke shtuar se praktika profesionale nuk do të paguhet gjatë gjithë vitit, por të gjithë ata që do ta realizojnë këtë praktikë do t’iu paguhen siguracionet dhe në librezën e tyre do të shënohet një vit punë.

Ndërkohë, Dorina Rrapti, shefe e sektorit të arsimit profesional në Ministrinë e Arsimit theksoi se janari është koha kur të diplomuarit për mësuesi duhet të regjistrohen për të nisur praktikën profesionale.

Ajo do të zgjasë 1 vit dhe është një detyrim për këtë kategori përpara se ata të emërohen në detyrë. Autoritet e Ministrisë së Arsimit sqarojnë procedurat dhe mënyrën se si do të kryhet kjo praktikë 1-vjeçare. Nuk do të futen në praktikë të diplomuarit pa master, pohon Rrapti praktika profesionale do të kryhet në shkollat përkatëse dhe në anën tjetër këta të rinj do të jenë në mbikëqyrjen të mësuesve më të aftë. Qëllimi është të rritet cilësia e mësimdhënies që në praktikë.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.