Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2012 > Lajmet e datës 11 Janar 2012
 
TOEFL dhe TOEIC. Detajet për marrjen e këtyre provimeve

Në fakt, të dhënat tregojnë se interesi i studentëve për të dhënë këto provime ka qenë i madh dhe kjo pikërisht në sajë të vlefshmërisë që kanë këto çertifikata.

Çfarë duhet të dinë kandidatët të cilët duhet të përfitojnë këto çertifikata të gjuhës angleze?

Specialistët e arsimit pohojnë se studentët duhet të dinë se mund të regjistrohen në secilin prej tyre dhe t’i japin ato disa herë, deri sa të marrin pikët e duhura për t’u kualifikuar në nivelet e përcaktuara nga MASH. Ndërsa përsa i përket vlefshmërisë së certifikatave, testi i TOEFL-it do të vlejë për një periudhë 2-vjeçare, ndërsa ai i TOEIC-it përgjatë gjithë jetës.

Bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe ETS Global për marrjen e të drejtës së certifikimit të gjuhës angleze për të gjithë studentët shqiptarë u zyrtarizua me 5 prill të vitit 2011 dhe tani janë detajuar përmbajtja dhe struktura e testeve TOEFL IPT dhe TOEIC, si dhe tarifat që do të paguajnë kandidatët që do t’i nënshtrohen atyre.

Kostoja e testit të TOEFL IPT do të jetë 66 euro, ndërsa testi do të ketë 140 pyetje. Ndërkohë që për TOEIC taksa do të jetë më e lartë, 134.9 euro, e po kështu edhe numri i pyetjeve. Në total testi i TOEIC-it, që do të jetë i ndarë në dy pjesë, do të ketë 200 pyetje, 100 për seksionin e parë dhe po 100 për të dytin. Lidhur me përmbajtjen, testi i TOEFL ITP mat nivelin e zotërimit të gjuhës angleze nga niveli mesatar deri te niveli i avancuar. Ai përbëhet nga teste të administruara më parë të TOEFL-it në formatin e shkruar.

Provimi përdoret në kontekstin akademik për të vlerësuar aftësitë e gjuhës angleze për të gjithë kandidatët te të cilët gjuha angleze nuk është një gjuhë amtare. Ekzistojnë disa lloje testesh të tilla që mund të administrohen gjatë gjithë vitit. Koha e nevojshme për zhvillimin e testit të TOEFL ITP-së është përafërsisht 2 orë. Menjëherë pas përfundimit të testit, përgjigjet e kandidatit do të dërgohen për t’u korrigjuar tek ETS ose te përfaqësuesi i TOEFL-it.
Rezultati mund të merret dy javë më pas. Çdo seksion llogaritet veçmas, në mënyrë që t’ju ndihmojë në përcaktimin e saktë të aftësive që kërkojnë më tepër punë, duke bërë kështu të mundur që të skicohen nevojat që duhet të plotësojë çdo student në të ardhmen. Testi i anglishtes TOEIC vlerëson zotërimin e gjuhës angleze në biznesin ndërkombëtar në nivelet mesatare dhe të avancuara. Ai teston kompetencat e të dëgjuarit, të lexuarit dhe ato gramatikore të kandidatit.
Ndërsa sa i takon përmbajtjes TOEFL ITP përbëhet nga testet e administruara më parë të TOEFL-it të formatit të shkruar. Ato përdoren për të identifikuar nivelet aktuale të zotësisë së gjuhës angleze të studentëve, për të vlerësuar progresin në fund të një kursi studimi, për pranimet në një program studimi, për përzgjedhjen për programet e bursave, ose për të plotësuar një detyrim diplomimi. Testet e TOEFL ITP përdoren për qëllime akademike të ndryshme nga ato të testit të TOEFL-it.
Testet e TOEFL ITP vlerësojnë aftësitë e individëve për të cilët anglishtja nuk është gjuhë mëmë në tri fusha: Të kuptuarit përmes dëgjimit – mat aftësinë për të kuptuar anglishten, përfshirë këtu edhe bisedat e shkurtra dhe të gjata, si dhe bisedat e shkurtra ose leksionet. Struktura dhe shprehitë e të shkruarit – mat aftësinë për të njohur standardin e anglishtes së shkruar. Të lexuarit – mat aftësinë për të lexuar dhe kuptuar fragmente të shkurtra në nivelin e universitetit.
Testi i TOEFL ITP 2 orë

Seksioni

Numri i pyetjeve

Në fakt, të dhënat tregojnë se interesi i studentëve për të dhënë këto provime ka qenë i madh dhe kjo pikërisht në sajë të vlefshmërisë që kanë këto certifikata.

Por lind pyetja, çfarë duhet të dinë kandidatët të cilët duhet të përfitojnë këto certifikata të gjuhës angleze?

Nr.i pyetjeve Koha e administrimit Pikët

Të kuptuarit përmes dëgjimit

50(pyetje) 35 min

31 - 68

shprehitë e të shkruarit

40

25 min

31 – 68

Të lexuarit

50

55 min

31 – 67

TOTALI

140

115 min

310 – 677

Pikët e testit të TOEFL ITP

Nivelet e CEFRL

Pikët minimale

C1

627 Pikë

B2

563 Pikë

B1

477 Pikë

Çmimi i një testi të TOEFL ITP

Çmimi i testit të TOEFL ITP 50 euro

Raporti i rezultatit

16 euro

Totali

66 euro

Përmbajtja e testit të TOEIC
Testi i TOEIC Listening and Reading është një test i shkruar në letër që plotësohet me laps, me pyetje me alternativa. Ky test ka dy seksione që kanë nga 100 pyetje secili.
Seksioni I: Të dëgjuarit

Personat që testohen dëgjojnë disa pyetje dhe biseda të shkurtra të regjistruara në anglisht, dhe më pas u përgjigjen pyetjeve mbi bazë të asaj që ata kanë dëgjuar (100 pyetje në total).

Pjesa 1: Fotografi

Pjesa 2: Pyetje-Përgjigje

Pjesa 3: Biseda

Pjesa 4: Diskutime të shkurtra

Seksioni II: Të lexuarit

Personat që testohen lexojnë disa materiale dhe më pas i përgjigjen pyetjeve sipas mendimit të tyre (100 pyetje në total).

Pjesa 5: Fjali të paplota

Pjesa 6: Gjetje gabimi ose plotësim fjalie

Pjesa 7: Të kuptuarit përmes leximit

Kohëzgjatja e testit

Testi zgjat përafërsisht 2 orë e gjysmë, më konkretisht:

45 minuta për Seksionin I

75 minuta për Seksionin II

30 minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve biografike

Çmimi i një testi të TOEIC

Çmimi i testit të TOEIC Listening & Reading

120 euro

Certifikata

14.9 euro

Totali 134.9
Dëgjimi

50

35 minuta

31 – 68
Struktura të shkruarit 40

25 minuta

31 – 68

Të lexuarit

50

55 minuta

31 – 67

TOTALI

140

115 minuta

310 – 677

Pikët e testit të TOEFL ITP

Nivelet e CEFRL

Pikët minimale

C1

627 Pikë

B2

563 Pikë

B1

477 Pikë

Çmimi i një testi të TOEFL ITP

Çmimi i testit të TOEFL ITP 50 euro

Raporti i rezultatit

16 euro

Totali

66 euro

Përmbajtja e testit të TOEIC

Testi i TOEIC Listening and Reading është një test i shkruar në letër që plotësohet me laps, me pyetje me alternativa. Ky test ka dy seksione që kanë nga 100 pyetje secili.

Seksioni I: Të dëgjuarit

Personat që testohen dëgjojnë disa pyetje dhe biseda të shkurtra të regjistruara në anglisht, dhe më pas u përgjigjen pyetjeve mbi bazë të asaj që ata kanë dëgjuar (100 pyetje në total).

Pjesa 1: Fotografi

Pjesa 2: Pyetje-Përgjigje

Pjesa 3: Biseda

Pjesa 4: Diskutime të shkurtra

Seksioni II: Të lexuarit

Personat që testohen lexojnë disa materiale dhe më pas i përgjigjen pyetjeve sipas mendimit të tyre (100 pyetje në total).

Pjesa 5: Fjali të paplota

Pjesa 6: Gjetje gabimi ose plotësim fjalie

Pjesa 7: Të kuptuarit përmes leximit

Kohëzgjatja e testit

Testi zgjat përafërsisht 2 orë e gjysmë, më konkretisht:

45 minuta për Seksionin I

75 minuta për Seksionin II

30 minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve biografike

Çmimi i një testi të TOEIC

Çmimi i testit të TOEIC Listening & Reading

120 euro

Certifikata

14.9 euro

Totali

134.9 euro

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Kola Mark 15:29 - 16 Mars 2013
    Kur zhvillohet provimi toefl-it? Sa here ne vit, e ne cfare muajsh? Ju falemnderit.