English

Los Angeles. Votohet mandati për kondomin në prodhimin e filmave për të rritur

Los Angeles, Këshilli i Qytetit ka votuar në favor të një mase që kërkon përdorimin e kondomit në filmat për të rritur në qytet.

Të martën, ai votoi 11-1 për të miratuar rregullin që ka si qëllim të parandalojë përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në industrinë e filmit për të rritur. Këshillit do t'i duhet një votim i dytë brenda 10 ditëve për të vendosur përfundimisht lidhur me kërkesën.

Çështja ishte drejtuar drejt një nisme votimi, pasi 70.000 nënshkrime janë mbledhur më shumë se tre muaj nga një firmë profesionale nënshkrim-mbledhëse sipas Fondacionit AIDS të Kujdesit Shëndetësor, një organizatë jo-fitimprurëse që ka bërë thirrje për përdorimin e kondomit të detyrueshëm në filma për të rritur.
Në vend të shpenzimeve që arrinin 4.400.000 dollarë, për të sjellë çështjen në Los Angeles, këshilli miratoi nismën me ligj.
"Sex i sigurtë në Industrinë e filmit për të rritur" do të kërkonte që"çdo person ose subjekt i angazhuar drejtpërdrejt në krijimin e filmave për të rritur ,i cili ka marrë një leje" për të "ruajtur kontrollet inxhinierike në praktikën e punës, duhet të përfshijë përdorimin e prezervativëve, të mjaftueshm për të mbrojtur punëmarrësit nga ekspozimi ndaj gjakut ose materiale të tjera potencialisht infektuese në përputhje me ligjet e shtetit. "

Ajo gjithashtu do ti ngarkojë kompanitë për prodhimin e filmit, të paguajnë një tarifë për inspektime periodike.

KOMENTE