English

Tiranë. Vrasje në Kombinat midis dy efektivëve të policisë

Në lagjen Kombinat të Tiranës efektivi i policisë vret kolegun e vet.
Bashkim Memia është qëlluar disa herë me armë zjarri nga kolegu i tij Gerti Domi. Plumbat kanë qenë fatale për Bashkim Memian ku edhe pse i nisur me urgjencë në spital mjekët kanë pohuar që ai mbërriti i vdekur dhe me plagë të shumta në kokë dhe gjoks.
Dy kolegët e Farcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë janë grindur për një çështje xhelozie e cila përfundoi me nxjerrjen e armës nga ana e Gert Domit që nuk ka hezituar ta zbrazë mbi kolegun e vet.
Por hetimet e plota dhe dëshmia e autorit të dyshuar pritet të zbardhin plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

KOMENTE