English

Fiona McIlwham bën thirrje për zbardhjen21 Janarit ku humben jetën 4 protestues

Ne prag te përvjetorit te protestës se 21 Janarit, ambasadorja britanike Fiona McIlwham ka bere thirrje për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ku humben jetën 4 protestues. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ambasadorja britanike ka theksuar se autoritetet shqiptare tani kane një mundësi për te dhënë drejtësi dhe për te luftuar çdo sens mos ndëshkimi. Deklarata e ambasadores britanike vjen një dite pas reagimit te trojkës se ambasadoreve për ngjarjen e 21 Janarit. Ndërkaq, ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha. Ne orën 11:00 diplomati amerikan është pare te hyje ne selinë e kryeministrisë ku ka qëndruar për rreth 1 ore. Gjate ditëve te fundit ka patur lëvizje te shpeshta te ambasadoreve. Një jave me pare zoti Arvizu ka zhvilluar një takim me liderin e opozitës, Edi Rama ndersa ambasadoret e BE dhe OSBE, Sequi dhe Wollfarth kane takuar Presidentin e Republikës.

KOMENTE